Thirrje për anëtarë të rinj në Akademinë Ndërkombëtare për të Rinj  

Afati: 27 shtator 2015

Është hapur periudha e aplikimit për t’u bërë pjesë e Akademisë Ndërkombëtare për të Rinj. Aplikimet janë të mirëpritura për të rinjtë, studiuesit e pavarur etj.

Akademia Ndërkombëtare e të Rinjve është një organizatë ndërkombëtare e studiuesve të rinj me anëtarë nga gjashtë kontinente. Anëtarët janë zgjedhur për një kontratë pesë vjeçare. Çdo anëtar duhet të marrë pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (më 25-29 maj 2016)  kontribuon në mënyrë aktive në një apo  më shumë programe të organizatës, të cilat përfshijnë pjesëmarrjen në zhvillimin e politikave, nxitjen e akademive kombëtare për të rinjtë, mbështetjen e shkencës dhe arsimit në nivel ndërkombëtar, dhe në programin e shkencëtarit të ri ambasador.

 

Pranimet

  • Kjo thirrje është e hapur për të gjithë studiuesit që punojnë në çdo disiplinë kërkimore, duke përfshirë shkencat, mjekësinë, inxhinierinë, shkencat shoqërore, artet dhe humanizmin
  • Aplikantët duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë një nivel të lartë në disiplinën e tyre.
  • Aplikantët duhet të jenë në vitet e para të karrierës së tyre. Shumica e anëtarëve të organizatës janë të moshës 30-40 vjeçare.

 

Si të Aplikoni?

Formularët e aplikimit duhet të plotësohen personalisht nga kandidati dhe duhet të shoqërohen me një letër suporti. Formularët e aplikimit dhe udhëzimet mund të shkarkohen KËTU dhe duhet të dërgohet me email në adresën applications@globalyoungacademy.net.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment