Thirrje për Analistë të Politikave Publike

APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy

 

Think Tank, i themeluar ne janar 2015. Projekti themelues i këtij TT, që quhet “Little Brother is Watching You”, është platforma e profesionistëve të rinj, të cilët monitorojnë dhe vlerësojnë politikat publike dhe aktivitetin e qeverisë duke ofruar gjithashtu zgjidhje alternative. Ekipi ynë është i përbërë nga profesionistë të rinj. Secili analist monitorues është përgjegjës për një ministri, kjo bazuar tek aftësia për të analizuar Politikat Publike të ministrisë në fjalë.

Në kuadër të fuqizimit të këtij projekti, APPA është në kërkim te kater analistëve që mund t’i bashkohen skuadrës sonë dinamike. Kandidatët duhet të zotërojnë aftësi analitike, gjykim kritik, shpirt të qytetarisë aktive dhe punes ne grup. Përparësi do t’u jepet aplikantëve që kanë:- eksperiencë në research, publikime akademike apo gazetarekse, eksperienca intensive studimi, trajnimi, konferencash apo pune në administratën publike. (Kjo e fundit nuk duhet te perbeje konflikt interesi).

Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësinë e tyre që në javën e parë të muajit Shkurt. Pranimet e CV-ve do të mbyllen në dt. 27 janar. Të përzgjedhurit e fazës së parë do të realizojnë një intervistë prej nga ku do të përzgjidhen vetëm 4 individë.

Mirëpresim CV tuaj në : info@appa.al

Jeni te lutur qe me e-mailin aplikues te shkruani shkurt motivimin tuaj per t’ju bashkangjitur APPA-s dhe cila Ministri do të ishte e preferuara juaj.

Leave a Comment