Thirrje nga Forumi Evropian për Projekte dhe Talente

THIRRJA PER PROJEKTE PER SERIALET U HAP – Afati Perfundimtar: 23 Shkurt 2018
Çmimi për projektin serial më të mirë : 50.000 Euro
Paraqitni projektin tuaj për t’u përzgjedhur në Forumin Evropian të Projekteve dhe Talenteve (2-4 maj 2018), në Lille të Franës. Do të përzgjidhen 15 projekte
Më 2 maj 2017, këto projekte do të prezantohen nga prodhuesit e tyre para një audience prej 400 profesionistësh të industrisë. Gjatë dy ditëve në vazhdim Forumi Evropian i Projekteve dhe Talenteve do të organizojë takime individuale midis profesionistëve që kanë treguar interes në projekte të caktuara dhe krijuesve të tyre. Për një informacion më të detajuar mbi rregulloren e aplikimeve, lutemi të konsultoni faqen: https://seriesmania.com/en/professionnels/appel-a-projets
Prodhuesit të projektit më të mirë do t’i jepet çmimi prej 50,000 € për zhvillim nga juria.
Për të aplikuar: forum@seriesmania.com
Cfarë është Serie Mania?
Festivali ndërkombëtar i serialeve “SERIES MANIA” do të zhvillohet në Lille nga 27 prilli deri më 5 maj 2018.
Për 9 ditë, zemra e qytetit do të rrahë nën ritmin e festivalit për të festuar serinë në të gjithë diversitetin e saj dhe për t’i ofruar publikut një ngjarje unike!
– 9 ditë festimi për publikun e gjerë
– Shfaqje e Premierave botërore
– Takime me autorët më të mëdhenj, regjizorët, aktorët dhe prodhuesit e serialeve
– Një festival për të zbuluar serialet e reja ndërkombëtare
– Forumi, 3 ditë takimesh dedikuar profesionistëve
Edicioni i nëntë i festivalit do të zhvillohet në Lille dhe pasqyron vendosmërinë e Francës, rajonit të Hauts-de-France, CNC-së (Qendra Kombëtare Franceze për Kinemanë) dhe të gjithë mbështetësve të festivalit, duke përfshirë qytetin e Lille dhe Metropolin Europian të Lille, për të rrënjosur këtë festival në një rajon me një identitet të fortë kulturor.
Për më shumë informacione, klikoni në këtë link:
http://evropakrijuese.al/european-project-and-talent-forum…/