Thirrje e hapur për Trajnerë/ Ekspert Kombëtarë në realizimin e trajnimit për lidershipin rinor

Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” ka hapur thirrjen për Ekspertë Kombëtarë në realizimin e
trajnimit për lidershipin rinor në kuadër të iniciativës “Fuqizojmë të Rinjtë, Parandalojmë Dhunën”
mbështetur nga Organizata Rinore SHL.

Detyra e përgjithshme e Ekspertit/es Kombëtar/e është zhvillimi i një ose më shumë trajnimeve për të
rinjtë për lidershipin rinor që synon t’u sigurojë atyre aftësitë për të ditur se kush janë, atë që besojnë
dhe si e shprehin, fuqizimin e tyre për të bërë një ndryshim në komunitet duke u përqëndruar më shumë
në marrëdhëniet dhe vlerat e shëndetshme për t’i dhënë fund dhunës, dhe veçanërisht asajme bazë
gjinore. Trajnimet për lidershipin rinor janë të parashikuara të zhvillohen ndërmjet periudhës 1 Nëntor
2016 deri 28 Shkurt 2017.

Trajnimet e të rinjve do të fokusohen në temat e mëposhtme dhe trajnerët e përzgjedhur do të kryejnë
trajnimin në njërën ose disa prej tyre:

(1) Zhvillimi pozitiv dhe të vetë-kuptuarit
(2) Kultivimi i potencialit udhëheqës
(3) Aftësia për të formuar marrëdhënie ndërpersonale / komunikimi dhe angazhimi në ndërtimin e
grupeve.
(4) Inkurajimi për të marrë pjesë në punë komunitare dhe shërbimet sociale për t’i dhënë fund dhunës në baza gjinore.

Data e fundit per te paraqitur aplikimin: 13 Nëntor 2016

Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni dokumenteve në këtë LINK

 

Leave a Comment