Thirrje e hapur për aplikime për pajisjen me të drejtën e përdorimit të markës “EDUA”

“EDUA” është rrjeti më i ri në Shqipëri i dyqaneve me produkte tipike tradicionale: produkte bujqësore dhe artizanale, i cili synon të mbështesë dhe promovojë fermerët, artizanët dhe prodhuesit e tjerë Shqiptarë.
Agjencia për Zhvillim Ekonomik Rajonal në pozicionin e zotëruesit të markës “EDUA”, në kuadër të promovimit të produkteve shqiptare dhe Programit te 100 fshatrave te MBZHR, mbështetet punën e deritanishme të bërë nga shumë bujq, fermerë, agropërpunues dhe artizanë shqiptarë, si dhe synon krijimin e një rrjeti dyqanesh me produkte cilësore vendase.
Në këto rrethana AZHER shpall thirrjen e hapur për aplikime dhe fton të gjitha subjektet ekonomikë të cilët duan të krijojnë osë të përshtasin një dyqan ekzistues me standardet e paracaktuara të markës “edua”.
Procedura e aplikimit
Të gjithë aplikuesit duhet të shkarkojnë dokumentat e mëposhtme dhe të dërgojnë në mënyrë elektronike listën e mëposhtme:
1. Mjet Identifikimi i përfaqësuesit ligjor ose i personit të autorizuar (kartë identiteti/ pasaportë)
2. Një kopje e NIPT/NUIS;
3. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë drejtorisë rajonale të tatim-taksave;
4. Vërtetim i muajit të fundit mbi shlyerjen e detyrimeve pranë sigurimeve shoqërore.
5. Formulari i aplikimit i plotësuar në të gjitha rubrikat. Shkarko ketu
Dokumentat e mësipërm duhet të dërgohen elektronikisht në adresën: info@red.gov.al me subjekt: Aplikim për përdorimin e markës
Brenda një afati prej 3 ditësh pune, aplikuesit e kualifikuar do të njoftohen për tu paraqitur pranë zyrave të AZHER për të firmosur marrëveshjen e përdorimit të markës.
Në vijim, brenda datës 28 Mars 2018, aplikuesit e interesuar mund të aplikojnë edhe për financim pranë AZHBR në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, sipas kushteve të masës numër 52 për të përfituar një grant deri në 50% të vlerës së investimit dhe deri në 2 milionë lekë, për ngritjen e dyqaneve me produkte tipike shqiptare.
Për më shumë informacion referoni dokumentat e mëposhtëm ose na kontaktoni në adresën : info@red.gov.al
Aneks 1 – Dyqani
Aneks 2 – Lista e Produkteve
Aneks 3 – Logoja