“Technological Youth Work”/ Kurs trajnimi në Itali me kosto të mbuluara

Trajnimi: 12 – 18 nëntor 2015, Acitrezza (CT), Itali

Afati i aplikimit: 30 Shtator 2015

Ky kurs trajnimi do të fokusohet në çështjen e përdorimit të  teknologjive të reja për të rinjtë. Do të trajnohen udhëheqësit dhe punonjësit e Rinj për rreziqet e mediave të reja dhe rrjetit social.

Projekti “Technological Youth Work” fillon nga nevoja për informimin dhe edukimin e punonjësve të rinj për një përdorim të ndërgjegjshëm të internetit dhe teknologjive të reja për veten e tyre dhe për të rinjtë të përfshirë drejtpërdrejt në organizatat e tyre.
Metodologjia e përdorur nga puna në projekt përqendrohet  në edukimin jo-formal dhe ‘peer’, shkëmbimin e praktikave më të mira, bashkëpunim mes moshatarëve, përfshirjen e profesionistëve të rinj në fushën e teknologjisë, të marketingut, psikologjisë, përfshirjen sociale të njerëzve me aftësi të kufizuara për të pasuruar sfondin kulturor të pjesëmarrësve.

Kostot

Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen nga Shoqata Elios.

Shqipëria, Greqia, Serbia, Ukraina: 275 € për pjesëmarrës.

Armenia, Estonia, Letonia, Portugalia, Spanja, Turqia: 360 € për pjesëmarrës.

Pjesëmarrësit do të akomodohen në një hotel me 3 vakte në ditë nga 12 deri më 18 nëntor 2015: të gjitha kostot e akomodimit do të sigurohen nga Shoqata Elios.

Pjesmarrësit duhet të paguajnë vetëm 20€ si tarifë pjesmarrje. Kostot e vizës do të mbulohen nga programi Erasmus+.

Për të aplikuar, duhet të klikoni në këtë LINK

Kontakt: elios.acireale@gmail.com

Tel: +393921817826

Leave a Comment