“Të rinjtë flasin”, aktivitet në Tiranë

Çdo të Martë, ora 16.00, tek zyrat e CRCA Shqipëri (pranë Librit Universitar, përballë Vesa Center)
Eja të flasësh me NE!
Nëse ju doni të përmirësoni aftësitë tuaja në të folur dhe në të njejtën kohë të merrni ide se si mund të zhvilloni organizatën tuaj, ju duhet të bashkoheni me ne çdo të Martë në “TË RINJTË FLASIN”!
Përveç të qënit një aktivitet social, të folurit gjithashtu është çelësi numër një i suksesit. Gjatë këtyre seancave ne do të diskutojmë së bashku çështje të ndryshme rinore dhe herë pas here do të zhvillojmë trajnime mbi tematika mjaft të dobishme. Kjo është një mundësi që ju nuk do të dëshironit ta humbisnit.
“TË RINJTË FLASIN”, është një aktivitet i përjavshëm i iniciuar nga Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri në bashkëpunim me Lidershipin e të Rinjve të Tiranës dhe CRCA Shqipëri, me mbeshtetjen e Olof Palme International Centre dhe do të zhvillohet çdo të Martë, në orën 16:00, pranë zyrave të CRCA Shqipëri.
Qëllimi i takimit është të risë, fuqizojë dhe përfshijë organizatat rinore dhe vetë të rinjtë e Tiranës nëpërmjet diskutimeve, trajnimeve dhe ndarjes së eksperiencave, si dhe të krijojë ura lidhëse ndërmjet tyre.
Në fokus të këtij aktiviteti do të jenë tëma të ndryshme si: mbështetja e organizatave rinore, komunikimi strategjik, fjalimet e urrejtjes, gjithëpërfshirja, anti-diskriminimi, feminizmi, vullnetarizmi, si dhe shumë çështje të tjera që do të sugjerohen nga vetë të rinjtë pjesëmarrës.
Takimi “TË RINJTË FLASIN” do të moderohet nga Linus Lundby i cili do të lehtësojë komunikimin ndërmjet të rinjve mbi tematikat e përzgjedhura.
Linus Lunby është praktikant pranë Olof Palme International Center në Suedi, një organizatë suedeze e cila punon në shtete të ndryshme për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe paqen. Linus është në prag diplomimi për Shkenca Politike në Universitetin e Stokholmit. Përveç studimeve, në Suedi Linus është vullnetar në një organizatë që ka si fokus arsimin dhe të drejtat seksuale. Më parë ai ka qenë vullnetar si një trajner futbolli dhe më pas në Bruksel është përfshirë me sindikatat të cilat lobojnë dhe mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Përgjatë studimeve të tij, Linus ka punuar në fushën e komunikimit dhe administrimit të faqeve të ndryshme të internetit në një kompani shitjesh online ‘e-comerce’. Fushat e interesit të Linusit janë kryesisht barazia dhe të drejtat e njeriut.
Të rinj e të reja, aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të forumeve politike rinore, gjimnazistë dhe studentë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet. Ju lutem konfirmoni pjesmarrjen në adresën e-mail: klaudio.pulaha@crca.al
Shpjegim: Aktiviteti “TË RINJTË FLASIN” do të zhvillohet në anglisht. Nëse hasni vështirësi në gjetjen e zyrave të CRCA-së, ndjehuni të lirë për të na kontaktuar në numrin e celularit: 067 50 02 021
Në përfundim të sesioneve sipas tematikave përkatëse, pjesëmarrësit të cilët i kanë ndjekur rregullisht ato, do të pajisen me CERTIFIKATË.
“TË FOLURIT NË PUBLIK”, është tematika e sesionit të ardhshëm që do të fillojë këtë të Martë dhe do të vijojë përgjatë disa takimeve.