Të rinjtë dhe Europa/ Event në COD, Kryeministri

Ministria e Integrimit, Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri, Lidershipi i të Rinjve të Tiranës, CRCA Shqipëri
dhe COD, me mbështetje të Olof Palme International Center në Shqipëri kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në hapjen e ciklit “Hapësirë Rinore në COD”.

Tema “Të rinjtë dhe Europa” do të diskutohet  në kuadrin e Ditës së Bashkimit Europian.

Eventi: E premte, 6 Maj; Ora 11:00; COD, Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 1 Tiranë

“Të rinjtë dhe Europa” ka për qëllim të festojë Ditën e Europës që mbahet çdo 9 Maj duke sjellë bashkë të rinjtë dhe aktivistët e rinj për të diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe rolin që të rinjtë kanë në këtë proces. Ky aktivitet ka për qëllim të jetë një forum i hapur për të rinjtë, aktivistët, organizatat rinore, diplomatë, politikëbërësit për rritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e paqes dhe unitetit dhe se si të rinjtë mund të kontribuojnë në mënyrë aktive dhe kuptimplotë në përmbushjen e ëndërrës së Shumanit për Europën.

Ky forum i hapur do të zhvillohet si një seancë leksioni, ku çështjet dhe informacioni do të jepet nga dy-tre folësit kryesor dhe në fund të rinjtë pjesëmarrës do të mund t’iu drejtojnë pyetje dhe të japin kontributin e tyre mbi çështjet e trajtuara.

Objektivat e këtij aktiviteti janë si më poshtë:

• Të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proçesin e Integrimit Europian të Shqipërisë;

• Të diskutohet dimensioni i të drejtave të njeriut në kuadër të integrimit të Shqipërisë, si dhe qëndrimet, roli që të rinjtë kanë përpara këtij drjetimi;

• Të jetë një forum për politikëbërësit, diplomatë, institucionet e BE-së, organizatat rinore, aktivistët e rinj dhe të rinjtë, për të ndarë pikëpamjet mbi respektin reciprok, tolerancën, integrimin dhe zhvillimin;

• Nxitja e iniciativave rinore që nxisin pjesëmarrjen dhe integrimin europian.

NËSE KENI DËSHIRË PËR TË MARRË PJESË NË KËTË AKTIVITET, jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri ditën e Enjte, Datë 5 Maj 2016, ora 16:00, në adresën e emailit: cod@kryeministria.al

Leave a Comment