Të gjitha shpenzimet e mbuluara/ Trajnim në Pejë: Punëtoria Shqip

Në kuadër të zbatimit të marrëveshjes në fushën e rinisë mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, RSH dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, RKS si dhe kalendarit të aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2016, do të organizohet trajnimi i përbashkët me organizata rinore shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.
Ky aktivitet do të organizohet në Boge të Rugovës, Pejë, në datat 3 – 5 Maj 2016.
Qëllimi i këtij trajnimi është krijimi i rrjetëzimeve, partneriteteve të organizatave rinore në krijimin e grupeve të përbashkëta të punës organizative, këshillave koordinuese dhe formave të tjera të organizimit rinor të përbashkët. Gjithashtu një nga objektivat e këtij trajnimi është krijimi i lidhjeve mes organizatave për të qenë partner në programet e komunitetit evropian të adresuara për rininë si programi: Erasmus + (Komponenti Rinia).
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga organizatorët. Të rinjtë e interesuar për të marrë pjesë në këtë trajnim, duhet të plotësojnë formën e aplikimit më poshtë. Nëse përzgjidheni për të marrë pjesë në këtë aktivitet do të njoftoheni nëpërmjet telefonit ose e-mailit brenda datës 1 Maj 2016.
Inkurajojmë të rinjtë e organizatave rinore të aplikojnë në këtë trajnim.
Afati aplikimit: 30 Prill 2016.
Për të aplikuar, klikoni në këtë LINK dhe plotësoni formularin e aplikimit.