Të gjitha shpenzimet e mbuluara/ Shkollë verore në Shqipëri

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të projektit “Shoqëria civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)”, mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, si pjesë e trajnimeve të Paketës së Punës për Rritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile, organizon javën e fundit të muajit maj shkollën verore me temë “Mëso, përfshihu, ndiq dhe ti shtigjet e aktivizmit mjedisor”.

Ky kurs trajnimi një javor i shkollës verore është i një formati të veçantë dhe ka si qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe përgatitjen e tyre si drejtues dhe pjesëmarrës aktivë të OJFve mjedisore. Programi i kursit përbëhet nga disa module leksionesh mbi motivimin e anëtarëve, vullnetarizmin, gjetjen e fondeve dhe përgatitjen e një projekt-propozimi, rrjetëzimin etj. Kursi do të zhvillohet përgjatë një jave, ku çdo modul vë theksin në mësimin praktik mbi tematikat e përzgjedhura.

Ftohen të aplikojnë anëtarë të rinj të OJF-ve (një person për organizatë), dhe sapo të diplomuar të cilët kanë entuziasmin dhe vullnetin për të forcuar më tej organizatën që ata përfaqësojnë aktualisht apo që pretendojnë të përfaqësojnë në të ardhmen. Për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje, duhet të dërgoni: (i) Një shprehje interesi nga Drejtuesi i Organizatës që ju përfaqësoni (me firmën dhe vulën e drejtuesit); si dhe (ii) Formularin e aplikimit, të plotësuar, të cilin mund ta shkarkoni këtu.

Mosha e aplikantëve nuk duhet të jetë më e madhe se 30 vjeç dhe aplikuesi nuk duhet të ketë qenë pjesëmarrës në trajnimet e mëparshme të organizuara nga REC Shqipëri.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e-mailit: DRuci@rec.org, brenda datës 20 Maj 2016.

Pjesëmarrësit e OJF-ve që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në Shkollën Verore, do të njoftohen brenda 3 ditësh nga mbyllja e afatit të dorëzimit të aplikimit, së bashku dhe me detajet e tjera mbi logjistikën dhe vendin e organizimit të këtij trajnimi.

Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë udhëtimin, akomodim për ata që do të duhet të udhëtojnë etj).

Për më shumë informacion mund të kontaktoni me:

Daniela Ruçi | Menaxhere Projekti REC Shqipëri

E-mail: DRuci@rec.org

Tel: +355 4 223 2928

Web: albania.rec.org

Leave a Comment