Të gjitha kostot e mbulura/ Forum për të rinjtë në Nantes, Francë

Përshkrimi

Nantes Creative Generations (NCG)  është një program i krijuar nga Nantes Metropole dhe qyteti i Nantes, në partneritet me OJQ-të lokale, me fokus të rinjtë e moshës 18 deri në 30 vjeç nga Nantes dhe nga e gjithë Europa. Forumi, i cili zhvillohet çdo vit në vjeshtë, ka për qëllim të sjellë së bashku të rinjtë për të paraqitur projektet e tyre inovative dhe frymëzuese të lidhura me qytetari. Forumi i këtij viti do të mbahet në Nantes në 26-29 tetor.

Ky është një forum për dialog në lidhje me realitetet që prekin të rinjtë në Evropë, dhe gjithashtu një kohë për punë dhe mendim – një forum me ndërthurje të ideve dhe kulturave. Ndërsa do të tregojnë projektet e tyre, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të mësuar nga kolegët nga e gjithë Evropa dhe të fitojnë njohuri më të mira të dimensionit europian të projekteve lokale.

Kriteret

Për të aplikuar, ju duhet:

  • Të jeni të moshës 18-30 vjeç;
  • Të jetoni në Nantes ose në një shtet anëtar të Këshillit të Evropës (Shqipëria është pjesë e KE-së);
  • Të keni një ide ose projekt për “të jetuar bashkë”, i cili promovon solidaritetin, ruan shkëmbimet kulturore dhe inkurajon më shumë respekt dhe hapje ndaj të tjerëve etj

Kostot

Kostot e transportit, akomodimit dhe ushqimit për pjesëmarrësit evropianë janë të mbuluara nga Nantes Metropole (Maksimumi 2 pjesëmarrës për projekt). Ju lutem vini re se pjesëmarrësive iu kërkohet që të rezervojnë biletat së transportit vetë. Organizata do të rimbursojë shpenzimet e udhëtimit deri në 400 euro për person, në bazë të faturave origjinale dhe biletave të dërguara nga pjesëmarrësit. Rimbursimet jepen rreth 2 muaj pas Forumit.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju duhet të plotësoni formularin online duke klikuar në këtë LINK. Afati i aplikimit është 31 Maj 2016.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

 

Leave a Comment