Të gjitha kostot e mbuluara/ Seminar në Strazburg, Francë

Përshkrimi

Departamenti i Rinisë në Këshillin e Evropës është duke kërkuar pjesëmarrës për seminarin “Çështjet e barazisë gjinore”, që do mbahet në Strazburg, në 1 – 3 qershor 2016. Seminari do të kontribuojë për integrimin e mëtejshëm të barazisë gjinore në aktivitetet dhe politikat e Departamentit të Rinisë në Këshillin e Evropës dhe partnerëve të saj.

Seminari ka objektivat e mëposhtëm:

  1. Të shqyrtojë kuptimin e barazisë gjinore në aktivitete ndërkulturore joformale rinore të arsimit, në kontekstin e politikave të barazisë gjinore të Këshillit të Evropës;
  2. Të shqyrtojë praktikat aktuale nga aktivitetet e Departamentit të Rinisë që zbatohen në barazinë gjinore dhe integrimin gjinor dhe të identifikojë boshllëqet e mundshme;
  3. Të propozojë udhëzime për implikimet konceptuale, arsimore dhe praktike të promovimit të barazisë gjinore në aktivitetet e Departamentit të Rinisë dhe partnerëve të saj;
  4. Të identifikojë masa shtesë për promovimin e barazisë gjinore në politikat dhe aktivitetet e Departamentit të Rinisë dhe partnerëve e saj.

  

Kriteret

Seminari do të sjellë së bashku 30 pjesëmarrës:

  • Përfaqësues të organizatave rinore që zhvillojnë aktivitete në bashkëpunim me Departamentin e Rinisë së Këshillit të Evropës;
  • Hartuesit e politikave dhe praktikuesit e përfshirë në politikat rinore, politikat gjinore dhe punën e të rinjve me përvojë dhe interes në shqyrtimin e temave të seminarit;
  • Përfaqësues nga Këshilli Këshillues i Rinisë dhe Komiteti Drejtues Evropian për të Rinjtë;
  • Trajnerët dhe ekspertët e përfshirë në aktivitetet e Departamentit të Rinisë të Këshillit të Evropës.

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të:

  • Jenë aktivë dhe të kenë pak përvojë në aktivitetet rinore dhe politikat rinore, në veçanti, por jo domosdoshmërisht në aktivitetet e Departamentit të Rinisë të Këshillit të Europës;
  • Të jenë në gjendje për të punuar në gjuhën angleze;
  • Të kenë njofuri për çështjet gjinore dhe barazinë gjinore, veçanërisht në aktivitete arsimore;
  • Të jenë të motivuar dhe të përkushtuar për të kontribuar në seminar dhe rezultatet e saj;
  • Të jenë në dispozicion për të gjithë kohëzgjatjen e seminarit

Kostot

  •  Akomodimi dhe ushqimi do të sigurohet nga Këshilli i Evropës;
  • Shpenzimet e udhëtimit për dhe nga Strasburgu do të rimbursohen në bazë të rregullave të Këshillit të Evropës;
  • Kostot e vizave do të rimbursohen nga Këshilli i Evropës. Sekretariati i Këshillit të Evropës do të lëshojë letër ftesë për të  lehtësuar dhënien e vizave për të marrë pjesë në konferencë

Si të aplikoni?

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë online, duke plotësuar formularin e aplikimit, i cili duhet të dorëzohet para datës  25 prill 2016.

Nëse keni pyetje lidhur me seminarin, ju lutemi kontaktoni Mara Georgescu në adresën e e-mailit: mara.georgescu@coe.int

Për më shumë informacione, ju lutemi referojuni thirrjes zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment