Të gjitha kostot e mbuluara/ Forum Rinor Ballkanik në Bullgari

Përshkrimi
Forumi Rinor Ballkanik është një program joformal i të mësuarit për të rinjtë nga shtete të ndryshme të Ballkanit, hartuar nga një ekip shumë i ri i alumni i programit the Benjamin Franklin Transatlantic Fellowship, 18-21 vjeç dhe financuar nga Fondi për Inovacionin e Angazhimit Alumni.
Forumi mbledh pjesëmarrës nga 16 deri në 18 vjeç nga çdo vend ballkanik për një javë intensive leksionesh, debatesh, seminaresh dhe takimesh me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve dhe organizatave të tjera relevante.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është t’i ndihmojë pjesëmarrësit të krijojnë një kuptim më të thellë të të kaluarës dhe të pranishmës së Ballkanit, të formojnë një mendim personal mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe t’i frymëzojnë ata për të ndërmarrë veprime. Në fund të programit, pjesëmarrësit do të paraqesin projektet e tyre për bashkëpunim të qëndrueshëm mes komuniteteve të tyre, të cilat ata do të zbatojnë më vonë në vendet e tyre me ndihmën e mentorëve të tyre të BYF.
Forumi Rinor Ballkanik është një shkollë verore, tetë ditë intensive me leksione emocionuese, debate, simulime, workshope, diskutime dhe më shumë!
Afati i aplikimit: 15 Prill 2018
Kriteret
Pjesëmarrësit duhet të jenë:
- Mes moshës 16 dhe 18 vjeç në nisje të programit;
- banorë të përhershëm të një vendi ballkanik;
- të gatshëm për të udhëtuar në datat e përcaktuara.
Përfitimet
Plotësisht i financuar
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin në këtë LINK
Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK