‘Të drejtat e njeriut’/ Kurs falas në internet

Ju tani mund të regjistroheni për kursin e parë online masiv të hapur nga Amnesty International për lirinë e shprehjes. Fitoni njohuritë për të mbrojtur të drejtat tuaja, të mbroni të tjerët dhe transformoni veten në një agjent të ndryshimit.
Vendet janë të palimituara për kursin: Të Drejtat e Njeriut: E drejta për lirinë e të shprehurit e cila do të zhvillohet për tri javë nga data 17 nëntor deri më 8 dhjetor 2015.
Kush mund të marrë pjesë në këtë kurs?
Çdokush me akses në internet mund të marrë pjesë në këtë kurs, nëse ju jeni në shkollë, kolegj, në universitet, mund t’a ndiqni kursin si një grup, ashtu edhe vetëm në kohën tuaj të lirë.
Kursi ofrohet vetëm në gjuhën angleze.
Çfarë do të përfitoni nga kursi?
Ju do të fitoni aftësitë dhe njohuritë për të marrë masa për të mbrojtur të drejtën e lirisë së shprehjes, organizimit dhe tubimit. Ju do të marrë pjesë në një eksperiencë globale për të drejtat e njeriut.
Ju do të lidheni me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Do të mësoni nga aktivistët e shquar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Gjithashtu do të eksploroni për rastet e të drejtave të njeriut dhe do të zbuloni se si ato duken në praktikë, duke krahasuar teorinë dhe praktikën me raste konkrete.
Çfarë mund të bëni?
Ju do të përfundoni kursin me aftësitë dhe njohuritë për të transformuar veten tuaj në një agjent ndryshimi.
Mund të kërkoni certifikatë në përfundim të kursit, e cila kushton 49$.
Për më shumë informacione, klikoni KËTU.
Për t’u regjistruar klikoni në këtë LINK.
jam interesuar te mesoj dhe te di me shume per te drejtat e njeriut