Takim informues në Tiranë për prezantimin e Programit të Praktikave të Biznesit Gjerman

Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me Programin e Internshipit të Biznesit Gjerman dhe DIHA, organizojnë takimin informues, ditën e mërkurë, datë 25.10.2017, ora 12:30 Salla A201

Koordinatorë dhe ish praktikantë të këtij programi do të vijnë në një takim me të gjithë studentët dhe Alumnin e Fakultetit të Ekonomisë, që janë të interesuar për t’u informuar rreth kësaj mundësie bursash dhe mënyrës së aplikimit në program.

Në kuadër të këtij programi çdo vit përzgjidhen në emër të kompanive prestigjioze gjermane deri në 60 bursantë shumë të kualifikuar nga rajoni, të cilët kryejnë praktika të paguara 3 deri në 6 mujore.

Grupet e synuara:

– Studentët në vitin e fundit Bachelor, studentë Master si edhe studentë të Doktoraturës

– Të diplomuarit në eksperiencat e para të punës së tyre, të cilët janë diplomuar pas datës 1 Janar 2017

– Deri në moshën 29 vjeçare

– Me formim në fushën e ekonomisë, administrim biznesi, fushat e inxhinjerisë, agrikulturë, gazetari.

Për informacione të mëtejshme, mund të klikoni në website-in e programit www.stipendienprogramm.de

Njoftimi nga Fakulteti i Ekonomisë në këtë LINK

Leave a Comment