Takim i Hapur me Drejtorin e Studimeve Evropiane Juglindore në Universitetin e Oksfordit

Njoftim nga Universiteti i Tiranës
Të enjten, më datë 29 tetor 2015, në sallën “Aula Magna” të Godinës Liria, ora 16:00 Universiteti i Tiranës ka kënaqësinë t’ju ftoj në Takimin e Hapur me Dr. Othon ANASTASAKIS, Drejtor i Studimeve Evropiane Juglindore në Universitetin e Oksfordit me temë “The uncertain state of the Union: facing up to new and old challenges”.
Othon ka kryer studimet e tij universitare në institucionet më të shquara të arsimit të lartë në arenën ndërkombëtare si Universiteti i Columbia-s, Nju Jork, SHBA gjatë studimeve Master për Politikë Krahasuese dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe studimet e tij të doktoraturës për Qeveri Krahasuese i ka zhvilluar në London School of Economics, Angli. Z. Anastasakis është angazhuar si kërkues pranë London School of Economics dhe interesat e tij kërkimore kanë përfshirë kryesisht zgjerimin lindor të BE-së, procesin e tranzicionit në Evropën Juglindore, politikën e jashtme greke, zhvillimet turke dhe marrëdhëniet me BE-në, nacionalizmin Evropian dhe ekstremistët e djathtë.
Dr. Anastasakis është bashkë-autor në librin mbi ”Demokratizimi në Ballkanin post-komunist”. Ai ka botuar shumë artikuj në revista e libra mbi demokratizimin krahasues në Evropën Juglindore, marrëdhëniet BE-ballkan dhe kushtëzimin e BE-së, etj.
Gjatë takimit, Prof. Anastasakis do të zhvilloj një bashkëbisedimit interaktiv me studentë e pedagogë të Universitetit të Tiranës mbi çështjet e krizës financiare në Greqi, impaktin në rajon dhe sfidat e reja të Bashkimit Europian mbi zgjerimin në Evropën Juglindore.
Jeni të mirëpritur,
Stafi UT!