Studime postdoktorature në Gjermani

Afati i fundit i aplikimit: 01 Tetor 2017
Kush mund të aplikojë: studiues nga shkencat humane, shkencat politike dhe shoqërore, shkencat e arsimit apo ligji që kanë  një doktoraturë dhe kanë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze
Bursa ofron: një pagesë mujore deri në 6,500 euro për një qëndrim kërkimor tre deri në gjashtë muaj në Braunschweig, udhetimin për në Gjermani dhe mbështetje administrative nga koordinatorët e programit

Instituti Georg Eckert  ka kënaqësinë të shpallë Thirrjen për Aplikime për 2018/2019 . Emërimi, për një qëndrim kërkimor prej tre deri në gjashtë muaj në Braunschweig, u ofron studiuesve të shquar nga një sërë disiplinash mundësinë për të kryer projekte kërkimore ose për të përfunduar botime të mëdha pa detyrime mësimore apo administrative.

Kriteret e aplikimit:

Studiues të shquar nga shkencat humane, politike dhe shoqërore, shkencat e arsimit apo ligji që kanë një doktoraturë dhe ata që kanë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze. Aplikantët duhet të demonstrojnë arritje të shkëlqyera akademike ose profesionale në fushat e tyre dhe të kombinojnë idealisht përsosmërinë shkencore dhe kontaktin me praktikën dhe punën në terren.

Mund të aplikojnë edhe individë me eksperiencë të gjerë ndërkombëtare në nivel qeveritar ose joqeveritar ose në organizata ndërkombëtare.

 

Si të aplikoni?

Aplikimi duhet të përfshijë:

Një letër motivimi
Përshkrimin e projektit të kërkimit
Një CV
Formularin e aplikimit të plotësuar

Dorëzimi i dokumentave të aplikimit:

Dorëzimet duhet të bëhen në formë elektronike. Të gjitha dokumentet duhet të jenë në formatin PDF dhe madhësia e skedarit nuk duhet të kalojë 2 MB.  Emri i skedarit duhet të jetë “Mbiemri, Emri_Application Arnhold”.

Ju lutemi dërgoni aplikimet në arnhold@gei.de, duke përdorur cubjektin “Application Arnhold Program – YOUR NAME”.

Për më shumë informacion klikoni këtu

 

Leave a Comment