Studime në fushën e drejtësisë penale me bursë

Afati i fundit i aplikimit: 17 Tetor 2017
Kush mund të aplikojë: të dy palët, studentët e brendshëm dhe ato ndërkombëtarë
Përfitimet: 10,000 AUD për deri në tre vjet
Shkolla e Drejtësisë e Universitetit të Wollongong-ut po ofron bursë prej 10,000 AUD deri në tre vjet. Granti i jepet studentëve të brendshëm dhe atyre ndërkombëtarë në fushën prioritare të së drejtës penale dhe të drejtësisë penale, veçanërisht në fushat e alkoolit dhe drogës, si dhe në rregullimin e hapësirave publike.
Granti Strategjik PhD Top Up do t’i jepet një aplikuesi të kualitetit të lartë.
Shkolla e Drejtësisë e Universitetit të Wollongong ofron një mjedis të pasur kërkimor, duke kontribuar me ekspertizë në debatet kombëtare dhe duke dhënë rezultate hulumtuese që janë vlerësuar sipas standardeve botërore nga Këshilli Australian i Kërkimeve.
Kriteret e aplikimit:
Rezultate të larta nga të cilat të keni marë dhe nderimet përkatëse, diplomë master nga hulumtimi ose një diplomë master nga lëndët me një komponent të rëndësishëm kërkimor;
Eksperienca plotësuese relevante kërkimore dhe / ose aktiviteti kërkimor i rishikuar nga kolegët, çmimet dhe / ose shpërblimet do të konsiderohen si favor.
Çfarë ofrohet:
Bursa është tre vjet e gjysmë (3.5) me orar të plotë me një pagesë prej 26,682 AUD në vit (pa taksa dhe të indeksuar çdo vit). Granti Strategjik i Mbështetjes së PhD-së është deri në 10,000 AUD për tre vjet.
Si të aplikoni?
Një letër që tregon përvojën relevante, CV tuaj dhe transkriptat akademike në Njësinë e Kërkimit të Fakultetit përmes lha-research-at-uow.edu.au;
Një kërkesë për studime të larta (HDR) dhe aplikim për bursë. Përfshini transkriptin tuaj akademik, kopjen e pasaportës ose certifikatën e lindjes dhe një skicë të projektit të propozuar të kërkimit tuaj.
Për të aplikuar klikoni këtu
Për më shumë informacion klikoni këtu.