Studime doktorature me bursë

Afati i fundit i aplikimit: 1 dhjetor 2017
Kush mund të aplikojë: studentët ndërkombëtarë
Bursa ofron: 25.000 euro për 18 muaj

Instituti për Historinë ka hapur aplikimet për programin e ri kërkimor: Cosmopolis Advanced, një iniciativë e Institutit për Historinë në Universitetin Leiden (LU) në partneritet me Universitas Gadjah Mada (UGM) në Yogyakarta.

Ai ofron një hap unik për studentët e avancuar ndërkombëtarë që synojnë një diplomë doktorature në Leiden në fushat e Historisë.

 

Kriteret e aplikimit:

Programi synon të tërheqë studentët më të talentuar ndërkombëtarë në nivelin postmaster. Kandidatët e kualifikuar duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë:

Përsosmëri në hulumtimet arkivore / historike, siç dëshmohet nga një diplomë master në histori që përfshin një tezë hulumtimi të konsiderueshme prej 30 ECTS ose ekuivalente. Kandidatët me diplomë MA në një gjuhë tjetër përveç anglishtes duhet të kenë aftësi të certifikuar në një shkallë minimale prej 7.0 IELTS / 100 TOEFL;
Mbështetje e mjaftueshme financiare për të gjitha shpenzimet relevante (përfshirë për jetesë dhe akomodim) ose nëpërmjet programit të bursave Cosmopolis ose financimit privat ose të jashtëm.

Si të aplikoni?

Aplikimet duhet të bëhen  jo më vonë se data 1 dhjetor 2017, dhe duhet të përfshijnë:

Letër Motivimi;
CV (2 faqe);
Propozimi i Kërkimit (2000 fjalë pa bibliografi);
Dy letra rekomandimi;
Transkriptet dhe kopjet e vërtetuara të diplomave BA dhe MA;
Prova e certifikuar e zotësisë së gjuhës angleze, minimalisht 7.0 IELTS / 100 TOEFL.
Studentët nga Indonezia mund të kontaktojnë prof. dr. Sri Margana për informacione të mëtejshme (s.margana@gmail.com). Studentët nga vende të tjera përveç Indonezisë mund të kontaktojnë Jos Gommans (j.j.l.gommans@hum.leidenuniv.nl).

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Leave a Comment