Studime me bursë në Irlandë

Afati i aplikimit: 30 shtator 2017
Kush mund të aplikojë: studentët ndërkombëtarë
Bursat ofrojnë: 10,000 GBP në vit
Universiteti Ulster ka hapur aplikimet për bursën e Barnett Pharmaceutical Sciences për të studiuar në Britani të Madhe. Studentët ndërkombëtarë kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program bursash.
Universiteti Ulster është një universitet publik i vendosur në Irlandën e Veriut. Shpesh përmendet në mënyrë joformale dhe jozyrtare si Ulster, ose me shkurtimin UU.
Kriteret e aplikimit:
Për t’u kualifikuar për një kurs pasuniversitar, aplikanti duhet të:
Jepë dëshmi për njohuritë në gjuhën angleze të shkruar dhe të folur (nota GCSE A-C ose ekuivalente);
Të mbajë një “Honor” ose diplomë nga Mbretëria e Bashkuar ose Republika e Irlandës ose nga Këshilli për Çmime Akademike Kombëtare, Këshilli Kombëtar për Çmimet e Arsimit, Këshilli për Arsimin e Lartë dhe Trajnimet, ose nga një institucion tjetër i njohur nga Senati për këtë qëllim ;
Mbajë një standard të barazvlefshëm me një Diplomë, Certifikatë ose një kualifikim alternativ të miratuar;
Plotësojë kërkesat shtesë siç përshkruhet në hyrjen për kursin tuaj të zgjedhur;
Japë dëshmi për aftësinë e tyre për të studiuar në nivelin pasuniversitar.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, lutemi plotësoni formularin e aplikimit këtu.
Për më shumë informacion klikoni këtu