Studime me bursë në Farcë

Afati i fundit i aplikimit: 10 Shtator 2017, jo më vonë se ora 11:00 CEST
Kush mund të aplikojë: studentët ndërkombëtarë kanë të drejtë të aplikojnë
Çfarë ofrohet: tre bursa të plota (100%) për studime MA  në Menaxhimin e Inovacionit

The School of Bridges Business School ofron bursa te plota për programin që fillon në tetor 2017. Studentët ndërkombëtarë kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program bursash.

Qëllimi i bursës është që të sigurojë mbulim të plotë të tarifave të shkollimit të studentëve për programin MA.

Shkolla e Biznesit  është një shkollë  e akredituar ndërkombëtarisht, e vendosur vetëm 25 minuta nga qendra e Parisit në kampusin kryesor të Ecole des Ponts ParisTech.

Kriteret e aplikimit:

Kriteret e mëposhtme duhet të plotësohen në mënyrë që kandidatët të meren parasysh për bursën:

Bursat do t’u jepen aplikantëve që duan të ndryshojnë botën në të cilën jetojnë!

Kush duhet të aplikojë? Aplikantët të cilët:

Kanë një ëndërr sipërmarrëse për të ndërtuar një botë më të mirë, ose
Janë shumë të përfshirë në shërbimin e komunitetit, ose
Janë sipërmarrës / inovatorë socialë aktualë apo aspirues.
Ju gjithashtu duhet të plotësoni kërkesat e tjera të pranimeve dhe të demonstroni cilësi unike në përpjekjet tuaja personale ose profesionale.

Kërkesat e hyrjes: Aplikimet pranohen nga profesionistë ose drejtues që kanë një diplomë fillestare ose një kualifikim të barabartë, të ndjekur nga të paktën 3 vjet përvojë pune në kohë të plotë. Përvoja mund të jetë në çdo fushë.
Kërkesat e gjuhës angleze: Testet e vlerësimit: do të ftoheni të bëni dy teste të shkurtra (një orë për secilin) për të vlerësuar shkathtësitë sasiore të arsyetimit, si dhe aftësitë analitike dhe të shkrimit. Të gjitha testet do të kryhen në gjuhën angleze.
Përndryshe, kandidatët mund të zgjedhin të bëjnë GMAT dhe – për folësit jo-vendas – një TOEFL (ose TOEIC, IELTS, CPE ose PTE Academic) për aftësi në anglisht. Për kandidatët e suksesshëm me një rezultat GMAT mbi 550, testet e brendshme do të hiqen, dhe këta kandidatë do të ftohen për të pranuar në intervistë direkt.

Si të aplikoni?

Mënyra e aplikimit është online. Për të aplikuar plotësoni formularin e aplikimit këtu.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

 

Leave a Comment