Studime Bachelor me bursë

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Perëndimor Timisoara, në Rumani
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin dhe studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Perëndimor Timisoara, në Rumani, për semestrin e pare të vitit akademik 2017-2018
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

– Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në programin Bachelor në Universitetin e Tiranës.)

Fusha e studimit:
– Gazetari
Për t’u njohur me katalogun e programeve klikoninë:
http://www.uvt.ro/en/
Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (4muaj);
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor/ditor (750 EUR në muaj për studentët/ 140 EUR në ditë për stafin)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distance ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe /ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angelze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash (nëse fakulteti nuk lëshon listë notash në gjuhën angleze duhet t’a përktheni në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi (në gjuhën angelze);
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht ose Rumanisht B1, në varësi të programit të studimit);
-Learning Agreement*
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Perëndimor Timisoaralëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti** dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 23 Qershor2017
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt, emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe universitetin në të cilin po aplikoni.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment