Kamp 8-ditor për sipërmarrjen në Tiranë

Doni të bëheni sipërmarrës? Të jeni drejtuesi i vetvetes dhe t’u jepni jetë ideve tuaja? Duhet të gjeni një ekip, të testoni idenë tuaj, të provoni, të dështoni, te provoni perseri, t’ia dilni mbane! Ju nuk keni nevojë për një event startup-i. Ju keni nevojë të bëheni pjesë e ambjentit te sipërmarrjes, komunitetit, si dhe të përfitoni mjetet që t’ju ndihmojnë të zhvilloni idetë tuaja.
Ja pse ne nuk e quajmë këtë një event! Startup Pirates është një eksperiencë sipërmarrjeje!

Një Program i Ri

Një kamp sipërmarrjeje 8 ditor, vjen për herë të parë në Tiranë!
Pasi është zhvilluar në më shumë se 30 qytete të tjera nëpër botë, Startup Pirates do të organizohet për herë të parë në Tiranë nga data 23 deri me 30 Prill, pranë Qendrës Rinore të Tiranës!
Ky program do mbledhë së bashku trajnues dhe mentorë me eksperiencë në sipërmarrje dhe inovacion, teknologji, mentorim, design thinking, ndërtim dhe zhvillim produkti, modelim biznesi, kërkim dhe zhvillim tregu, marketing dhe brandim produkti, shitje, etj.

Cfarë e bën risi këtë program?
• Ju keni 8 ditë në dispozicion për të prezantuar idenë tuaj, për ta zhvilluar, dhe shitur atë para liderëve të biznesit dhe investitorëve!.
• Do përjetoni një eksperiencë të pasur në anijen e piratëve, ku do të trajnoheni, këshilloheni nga mentorë dhe sipërmarrës me shumë experiencë!
• Ne ju ofrojmë një ambient unik ku mund të testoni idenë tuaj të biznesit si dhe të përmirësoni aftësitë tuaja të sipërmarrjes.

Cfarë ka aty për mua?
• Ndiqni workshope profesionale mbi mënyren e të bërit biznes
• Takoni sipërmarres me experiencë
• Këshillohuni nga një grup i pasur mentorësh shqiptarë dhe të huaj
• Mësoni si të shitni idetë tuaja
• Krijoni kontakte dhe network me piratë të tjerë si ju
• Përfitoni nga mundësia për të fituar cmime dhe financim
• Mundësi për të prezantuar projektin tuaj para investitorëve dhe liderëve të biznesit
• Zhvilloni idetë tuaja me ndihmën e piratëve të tjerë, ose bëhu pjesë e një ekipi që po zhvillon një ide biznesi
• Ndërto një startup që mund të ecë përtej këtyre 8 ditëve të programit
• Krijo lidhje me një Rrjet Piratësh në më shumë se 30 qytete të tjera nëpër botë
• Përfito një certificatë sipërmarrjeje që të njihet në Europë
• Zbavitu dhe frymëzohu nga një ambjent ndryshe!

Fokusi i këtij programi është të krijojë një ambjent sfidues, perfekt për të të sfiduar dhe për të të dhënë hov në rrugën e zhvillimit.
Për më shumë informacion rreth programit, trajnuesve dhe mentorëve vizitoni faqen e internetit: http://tirana.startuppirates.org/

Ky është vetëm fillimi – Apliko TANI këtu! Afati i fundit per aplikim data 20 Prill!

Leave a Comment