Startup Europe Week mbërrin në Tiranë/ Regjistrohuni falas për të marrë pjesë

Startup Europe Week, një këndvështrim 360 gradë mbi Startup-et mbërrin në Tiranë!

Do të jetë java e parë e shkurtit, koha kur në mbi 40 shtete dhe 220 qytete të Europës do të zhvillohet Startup Europe Week. Ky aktivitet do të sillet këtë vit edhe në Tiranë nga Startups.al, komuniteti online i startup-eve shqiptare.

Startup Europe Week është krijuar për të përfshirë të gjithë rajonin e Europës në një program të fokusuar drejt startup-eve. Shumë iniciativa botërore janë krijuar për ti shërbyer sipërmarrjes.

“Zakonisht një event i këtij tipi ndjek modelin e Silicon Valley; prezantime, fjalime motivuese, networking etj. Por Europa është ndryshe dhe kërkon diçka më tepër kur dëshiron të krijosh një biznes. Diversiteti rajonal dhe hartimi i politikave lokale luajnë një rol të madh në formimin e startup-eve europiane. Rajonet europiane janë lojtarët kryesorë, për të ndihmuar sipërmarrësit në krijimin e një kompanie, për sigurimin e granteve ose ulje të taksave.” – shprehet Albi Zhulali, koordinator i këtij eventi.

Ështe zgjedhur data 2 Shkurt 2016, si datë organizimi në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të Startup-eve si edhe politikëbërës së bashku me folës të spikatur nga Gjermania dhe sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë nga fusha të larmishme të biznesit, do të jenë të ftuar për të prezantuar nismat e tyre, për të trajtuar problematikat dhe zgjidhjet e ofruara si edhe për të ndarë me publikun përvoja dhe fakte interesante të rruges së tyre.

Pra, një këndvështrim 360 gradë mbi Startup-et!

Startup Europe Week – Tirana do të organizohet në datën 2 Shkurt 2016, ora 16:30 – 21:00 tek Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë.

Pjesëmarrja është FALAS por nevojitet Regjistrimi në linkun: https://www.amiando.com/sew-tirana

Kjo nismë ka nxitur interesim të gjerë në ambientin shqiptar të sipërmarrjes dhe biznesit. Business Magazine Albania është me krenari mbështetëse e këij aktiviteti të organizuar nga Startups.al.

 

Për më shume informacione, kontaktoni:
Albi Zhulali
Koordinator – Startup Europe Week – Tirana
tirana@startupeuropeweek.eu

*Startups.al Startups.al është komuniteti online i Startup-eve në Shqipëri. Të informohemi rreth komunitetit tonë i cili po rritet kaq shpejt.

 

 

COMMENTS

Leave a Comment