Specialist i Lartë Finance/ Mundësi punësimi në Balfin Group

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare (nxjerje, perpunim kromi dhe prodhim ferrokromi).
Pozicioni: Specialist i Larte Finance
Unit: Finance
Vendodhja: Zyrat Qendrore Tirane
Përmbledhja e Pozicionit: Specialisti i Larte i Finances nen supervizimin direkt te Drejtorit te Departamentit te Finances operon ne procesin e perditshem te punes duke kontrolluar te gjithe procesin financiar te Shoqerise dhe ben raportimet respektive sipas gjetjeve dhe auditimit te kryer.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Performon, kryen dhe kontrollon te gjithe ciklin e procesit financiar ne Zyrat Qendrore dhe Njesite e Biznesit, perfshire menaxhimin e rriskut, mbikqyr efikasitetin e aktiviteteve te njesive, matjen e kredibilitetit, verifikimin, inspektimin e procedurave financiare ne perputhje me direktivat dhe rregulloret e aplikueshme te percaktuara.
- Asiston/inspekton ne menyre periodike per te gjeneruar problematika te mundshme ne fushat dhe sektoret /individet qe jane te perfshire ne proces;
- Vlerëson rreziqet dhe kontrollet e brendshme dhe identifikon fushat/sektoret (proceset e punes) ku ka pa-pajtueshmëri, dobesi, mosfunskionim te plote apo te pjesshem;
- Vendos qellimin kryesor te operacioneve qe do te kryhen ne koordinim me Drejtorin e Finances dhe zhvillon plane vjetore;
- Me parim objektivitetin, sigurohet per zbatimin konform procedurave tatimore ligjore, dhe ndjek afatet per dorezimin e raporteve;
- Identifikon risqet, pengesat dhe rekomandon masat e menjehershme ose afatgjate qe duhen ndermarre;
- Mban komunikim te vazhdueshem me Drejtorin e Departamentit te Finances dhe raporton tek ky i fundit.
- Monitoron ne vijmesi zbatimin e rekomandimeve dhe masave te aplikuara.
- Koordinon mes Ligjorit dhe Finances per te siguruar mbarevajtjen e aktiviteteve financiare ne perputhje me legjislacionin.
- Angazhohet ne zhvillimin dhe pervetesimin e njohurive per stafin e Finances dhe ndjekjen e procedurave te vena ne fuqi, rregulloreve, prakitkave me te mira, teknikave, mjeteve dhe ruajtjen e standarteve me te larta te Shoqerise.
- Aplikon metodologji te reja qe nxisin dhe pershpejtojne si dhe bejne transparent zinxhirin e komunikimit dhe nderveprimit mes departamenteve te Finances se Shoqerise.
- Kryen detyra te tjera te percaktuara nga Drejtori i Departamentit te Finances.
Kërkesat:
- Edukimi: Diplomë Universitare te Fakultetit Ekonomik, drejtimi Finance; Kualifikimi ne Master ne drejtimin Finance/Kontabilitet perben perparesi.
- Eksperiencat e punës:
Eksperience pune në pozicione të ngjashme si Kontabilitet/Menaxhim Risku/apo procese fiskale jo më pak se 3 vjet;
Aftesi të tjera:
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
- Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
- Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
- Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
- Ndjenjë Përgjegjësie;
- Njohuri shumë të mira kompiuterike, ne vecanti te programeve financiare;
- Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
- Njohuri te mira te gjuhes angleze, ne te shkruar dhe komunikim.
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit*:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
- CV të Detajuar;
- Letër Interesi,
tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
- Me e-mail: hr@albchrome.al
- Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme
Rr.”Dervish Hima”, Pallati Ambasador 3, kati 1, nr.3, Tiranë, Albania |
Afati i dorëzimit: 10.04.2016
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Jam i interesuar per pozicionin Specialist i Larte finance