Si të flisni për veten kur shkruani aplikime

Nëse jeni duke shkruajtur një ese për të aplikuar për pranim në universitet, për të marrë një grade akademike apo bursë  që do ju ndihmojë për t’a çuar karrierën tuaj në nivelin e ardhshëm, puna juaj është e njëjtë: tregojini vendimmarrësve se ju jeni personi që ata duhet të zgjedhin.

Theksoni rezultatet

“Ndonjëherë ne përqëndrohemi në gjërat që kemi bërë”, – një iniciativë apo një punë që e kemi ndërmarrë – “por ne nuk flasim për rezultatin që morem”, tha trajneri ekzekutiv Patty Beach, i cili është partner drejtues i Leadership Smarts. Duke përshkruar përfitimet e prekshme të krijuara nga puna juaj e mëparshme, ju mund të kapërceni atë që Beach e quan “faktorin ‘Pra, çfarë?’ ” , i cili i lë vendimmarrësit të paqartë nëse puna juaj ka pasur ndonjë vlerë të matshme apo jo.

Kujtoni tre gjëra

Beach sugjeron se të menduarit rreth tre gjërave para se të shkruani një ese: Në çfarë ju jeni të mirë (talentet tuaja natyrore dhe të kultivuara), atë se për çfarë jeni të apasionuar (fusha në të cilën ju do zotëroni talentet tuaja), dhe se si po e ushtroni atë, do ju ndihmojnë për qëllimet tuaja.

“Nëse ju mund të komunikoni në mënyrë efektive këto tri gjëra, ju e vendosni veten në pozitë më të mirë për t’u zgjedhur.”

Mjaftueshëm, por jo shumë

Shawn Abbott, dekan i pranimeve në Universitetin e Nju Jorkut, ka parë më shumë se mjaftueshëm pranime esesh sa për të ditur se çfarë funksionon kur vjen puna për të shitur veten në një komision pranimesh. Ai sugjeron kufizimin e deklaratës tuaj personale në një faqe. “Oficerët e pranimit kanë lexuar me qindra, në mos mijëra aplikime. Ne duhet të jemi në gjendje për të lexuar shpejt, dhe ju dëshironi të kapni vëmendjen tonë. Një faqe është e mjaftueshme. ”

Mendoni para se të shkruani

Abbott gjithashtu këshillon se çfarë pjesë të aplikimit tuaj duhet të theksoni në një ese personale. “Shmangni tre tabu: Politikën, fenë dhe seksin”, këshilloi Abbott. “Ne në të vërtetë nuk duam të lexojmë në lidhje me… të dashurin apo të dashurën tuaj.”

Mund të ketë tabu të ndryshme për ju që t’i shmangni për lloje të ndryshme aplikimesh, kështu që mendoni pak më shumë për atë që do të shkruani.

Burimi: Share America

 

 

Leave a Comment