“Si të bëheni Sipërmarrës”/ Kurs online falas nga Instituti i Teknologjisë Massachusetts

Instituti i Teknologjisë Massachusetts është duke ofruar një kurs online për temën “Si të bëheni sipërmarrës”. Kursi është i projektuar për studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve, por individë të çdo moshe mund të regjistrohen.

Në këtë kurs, aplikanti do të mësojë aftësi biznes dhe orjentimet e nevojshme për një “startup”. Kursi 9-javor fillon më 27 qershor, 2016.

Rreth kursit

“Si të bëheni një Sipërmarrës” është një kurs inovacioni dhe biznesi projektuar për të rinj, sipërmarrësit që aspirojnë të eksplorojnë në iniciativa sipërmarrëse, dhe për të kapërcyer disa nga sfidat fillestare në ndërmarrjen e hapave të parë.

Nga zhvillimi i ideve të reja të biznesit deri tek hulumtimi i tregut apo tek strategjia sipërmarrëse, ky kurs ndjek qasjen e suksesshme të Institutit të Teknologjisë Massachusetts ndaj sipërmarrjes. Kursi do të jetë një kombinim i videove të shkurtra, rasteve studimore, si dhe aktiviteteve që do të sfidojnë aplikantët për t’u inspiruar nga ekrani i tyre kompjuterik për të bërë një impakt të vërtetë.

Nuk janë të nevojshme njohuri në biznes apo sipërmarrje.

Kursi është falas nëse nuk doni të merrni çertifikatë në përfundim të kursit. Në rast se dëshironi të merrni një çertifikatë, do ju duhet të paguani  $49

Si të ndiqni kursin

  • Shkoni në faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.
  • Krijoni një llogari në edX për t’u loguar
  • Klikoni “Register now” për të filluar

Për informacione të tjera më të detajuara, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

VIDEO

 

Leave a Comment