Si të aplikojmë në Universitetet Gjermane

Kush ka vendosur që të studiojë në Gjermani ka bërë një zgjedhje shumë të mirë pasi leja e qëndrimit mund t’ju sjellë shumë gjëra pozitive. Fillimisht do të duhet që ju te siguroni një vend studimi ne universitetin e deshiruar. Mirëpo për një studim të plotë apo vetëm për ndonjë semestër vendet janë të kufizuara dhe konkurenca është e madhe. Nga kjo është e qartë që duhet të jeni të informuar sa më heret që është e mundur dhe të perfundoni te gjitha formalitetet e domosdoshme.

Kush dëshiron të ndjekë studimet e plota në Bachelor apo Master si student ndërkombëtar duhet t’iu nënshtrohet procedurave të rregullta sikurse edhe një student gjerman edhe pse në raste të veçanta ka numër të caktuar të rezervuar për studentë të huaj. Duke qenë se ende në Gjermani nuk ekziston një qendër e veçantë për sigurimin e vendeve për studime, aplikimi do të duhet te jetë individual në universitetet gjermane. Kjo mund t’iu sjellë deri te ndonjë paqartësi duke qenë se proceduarat e aplikimit janë mjaft të ndryshme nga njëri universitet tek tjetri. Bazuar në këtë duhet të plotësohen parakushte të ndryshme për pranim, kushte të ndryshme si dhe dokumente te ndryshme dhe specifike.

E para dhe më e rendesishmja është që ju të vizitoni në faqen zyrtare të universitetit apo të kontaktoni keshilluesit përkates dhe të informoheni saktësisht me kushtet te cilat ju duhet t’i plotësoni si dhe cilat jane veçantitë për studentë të huaj që duhet të keni kujdes së bashku me plotesimin e dokumentëve të domosdoshëm. Ketu duhet të keni një pasqyrë gjithëpërfshirese se çfarë duhet të keni patjeter parasysh duke qenë se disa universitete apo drejtime të caktuara mund të kenë ndryshime te dallueshme nga njera tjetra. Drejtimet e caktuara  mund te studiohen pa ndonjë notë mesatare specifike apo ndonjë kusht të veçantë, mirëpo edhe në këto drejtime është e nevojshme që të aplikoni dhe të regjistroheni për shkak të formaliteteve.

Te drejtimet e kufizuara ka një kufizim të numrit të studentëve për pranim. Kryesisht kritere përcaktuese janë notat mesatare të caktuara (numerus clausus: NC). Kjo mund të ndyshojë nga viti në vit dhe kryesisht varet nga numri i aplikantëve. Është gjithashtu e mundur të ndryshohet edhe nota mesatare dhe kjo varet nga numri dhe konkurenca e studentëve. Për shembull llogaritet praktika, diploma profesionale, puna sociale ose shërbimi ushtarak. Aplikantët që nuk janë të sigurt se si do të llogaritet mund të pyesë në universitetin përkatës.

Nese keni një rast të mirë per t’u regjistruar në drejtimin e dëshiruar ateherë bëni një përmbledhje për aplikim. Ketu duhet të keni parasysh plotësimin e plotë të formularit të shkollës së lartë përkatese dhe një kopje të noterizuar të diplomës (ose maturës). Për studentë ndërkombëtarë kërkohen edhe njohuritë gjuhësore, leja e qëndrimit dhe të tjera të ngjashme, informacione që mund t’i gjeni në faqet aplikuese të universiteteve përkatëse. Aplikimi realizohet kryesisht përmes një formulari online i cili duhet patjeter te plotesohet.

Një përjashtim bëjnë drejtimet e kufizuara të cilat në Gjermani kanë kushte të posaçme si psh drejtimet mjeksore, stomatologjia, farmaci dhe mjeksia e kafsheve. Ne vijim keni faqen me te dhena qendrore www.hochschulstart.de.

Gjithashtu mund të drejtoheni në institucionin akademik për të huaj (Akademische Auslandsamt) ose përmes uni-assit (asistimi universitar). Asistimi universitar ndihmon studentët ndërkombëtarë në aplikimin e tyre mirëpo këto shërbime janë me pagesë.

Nesë ju deshironi të studioni ndonjë semestër në Gjermani mundeni përmes programeve të partneritetit që organizon universiteti juaj.

Për të gjithë aplikantët vlen aplikimi në kohën e caktuar. Procedura e aplikimeve zgjat shpesh deri në gjysmë viti para fillimit të studimeve.

Kush informohet më herët nuk do të ketë problem për aplikim dhe do të ketë kënaqësinë e studimit në Gjermani.

Leave a Comment