Shpenzimet kryesore të mbuluara/ Trajnim në Zvicër

Përshkrimi

Qëllimi kryesor i këtij kursi trajnimi të organizuar nga Subkult – Shoqata për Mobilitet & Shkëmbim është që të fuqizojë të rinjtë që të angazhohen në mënyrë aktive në organizatat rinore dhe të zhvillojnë të kuptuarit e tyre të edukimit jo-formal dhe në këtë mënyrë të mbështesë zhvillimin e tyre social, personal dhe profesional dhe kompetencat.

Kriteret

  • Pjesëmarrësit duhet të jenë nga këto shtete: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Italia, Maqedonia, Ish Republika Jugosllave e, Poloni, Serbi, Republika Sllovake, Spanjë, Zvicër, Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar;
  • Të jenë mbi 18 vjeç;
  • Të jenë fillestarë në fushën e punës së të rinjve dhe të përfshirë në një organizatë rinore;
  • Të flasin shumë mirë Anglisht;
  • Të kenë interes në punën me të rinjtë dhe të motivuar për t’u bërë profesional me punonjësit e rinj.

Kostot

Për të gjithë pjesëmarrësit do të mbulohen këto shpenzime:

  • Ushqimi dhe akomodimi;
  • Kostot e vizës;
  • Deri në 300 EuroShpenzimet e udhëtimit do të mbulohen 100% për pjesëmarrësit që vijnë nga jashtë. Nëse shpenzimet e udhëtimit e tejkalojnë këtë shumë (për shembull EUR 320, pjesëmarrësit do të duhet të paguajë vetëm diferencën;

Kostoja e vetme që pjesëmarrësit duhet të paguajnë është tarifa prej 50 Euro. Kjo shumë do të zbritet nga shpenzimet e udhëtimit gjatë transferimit të rimbursimit

Eventi: 9-17 Shtator 2016, Leysin, Zvicër

Si të aplikoni?

Çdo pjesëmarrës në mënyrë individuale do të duhet të plotësojë  formularin e aplikimit online para datës 19 qershor 2016, 23:59 CET.

Procesi i përzgjedhjes do të zgjasë dy javë. Të gjithë aplikantët do të informohen për rezultatet e përzgjedhjes dhe pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin informacion të detajuar.

Për më shumë informacion, ju lutemi shihni thirrjen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment