Shpenzimet e mbuluara/ Udhëtim studimor në Zadar, Kroaci

Në kuadër të Projektit Blue_Boost të financuar nga Programi INTERREG ADRION  2014-2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit fton ekspertë, organizata kërkimore dhe aktorë të tjerë që veprojnë në fushën e Ekonomisë Blu (Blue Economy – turizmi detar dhe bregdetar, akuakulturë, peshkim) për një vizitë studimore në Zadar, Kroaci në datat 11-12 Shtator 2019.

Në cilësinë e partnerit të projektit për Shqipërinë, FSHZH do të identifikojë 4 përfaqësues të sektorit për të marrë pjesë në këtë vizitë studimore që për qëllim njohjen nga afër të modeleve të suksesshme dhe novatore.

Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen nga projekti për të gjithë aplikantët e përzgjedhur.

Për informacione më të plota mbi kriteret e përzgjedhjes, dokumentet që duhen plotësuar dhe formularin e aplikimit  lutem lexoni me vëmendje Termat e References duke klikuar në këtë LINK.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar dokumentacionin e kërkuar në adresat: idashi@albaniandf.org dhe ytake@albaniandf.org.

Afati i fundit i aplikimit është 23 Gusht 2019, ora 13:00.

Leave a Comment