Shpenzimet e mbuluara/ Trajnim në Serbi

Përshkrimi

Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe Studimet Zhvillimore (CHRDS) është një organizatë e përqendruar në avancimin e politikave globale, rajonale dhe kombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht në të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e të rinjve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Trajnimi “Metodologjitë e punës rinore për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” synon ndërtimin e kompetencave të trajnuesve të rinj dhe punonjësve të rinj për të kuptuar, mbështetur dhe angazhuar në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Përveç kësaj, ajo është një hapësirë për zhvillimin e praktikës së re, duke i bërë lidhjet midis nismave të ndryshme, rrjeteve dhe përgatitjen e Ballkanit për sjelljen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në jetë. Trajnimi do të mbledhë 32 punonjës dhe trajnerë të rinj.

Eventi: 12-17 Qershor 2016

Kriteret

Punonjësi dhe trajnerët e rinj nga Shqipëria, Belgjika – DE, Belgjika – FL, Belgjika – FR, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Estonia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Republika Sllovake, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, që përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Të jeni mbi 18 vjeç;
  • Të jenë punonjës të rinj aktivë dhe/ose trajnerë të rinj;
  • Të aftë për të aplikuar dhe shumëfishuar njohuritë e fituara në trajnim;
  • Të aftë për të kontribuar me zhvillimin e sjelljeve të reja edukuese për qëllimet e Zhvillimi të Qëndrueshë;
  • Të aftë dhe të interesuar për t’u angazhuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm;
  • Të aftë për të punuar në gjuhën angleze;
  • Të afë për të shpërndarë njohuri të reja me anëtarë të organizatës së tij/asaj kur të kthehet në vendin e tij/saj;
  • Të jenë të aftë për të qëndruar gjatë gjithë periudhës së eventit

Kostot

Shpenzimet e udhëtimit do të rimbursohen vetëm për mjetet më të lira të transportit dhe preferohet për biletat e kthimit. Pjesëmarrësit do të vendosen në Sremski Karlovci pranë Novi Sadit. Do t’ju ofrohen 3 vakte dhe 2 pushime në ditë.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për këtë trajnim, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit para datës 7 Maj 2016.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni thirrjen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

 

Leave a Comment