Shpenzimet e mbuluara/ Trajnim në Napoli, Itali

Hapet Thirrja për Aplikime për pjesëmarrjen e 25 të rinjve për aktivitetin e dytë që do të zhvillohet në datat 11-16 nëntor 2019, në qytetin e Napolit në kuadër të Projektit “Transnational Activities for Key digital skills in Engagement and youth Participation” (T.A.K.E. PART) – Eramus + KA 3. 
Ai ka në fokus përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse përmes teknologjive të reja dixhitale, si: platforma për propozimin dhe votimin e nismave qytetare, votimi online, dixhitalizimi i zyrave të marrëdhënieve me publikun dhe përdorimi i rrjeteve sociale si mjete për nxitjen e dialogut ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

Çfarë duhet të keni parasysh? 
-Aktiviteti zhvillohet më 11-16 nëntor 2019 në Napoli
-Për të gjithë pjesëmarrësit në aktivitet do të lëshohet një certifikatë YouthPass.
-Gjuha e përdorur do të jetë anglishtja, minimalisht në nivelin B1.
-Të gjithë aplikantët duhet të jenë nga 18-30 vjeç në kohën e aplikimit.
-Shpenzimet si akomodimi dhe ushqimi janë të përfshira dhe të ofruara nga organizatorët
-Kostot e transportit do të rimbursohen sipas rregullave të distancës të përcaktuara nga Komisioni Europian, ku kusht është që nisja dhe kthimi i pjesëmarrësve të bëhet nga Tirana.J

Afati i fundit i aplikimit është 26 gusht 2019.

Për të aplikuar klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment