Shpenzimet e mbuluara/ Trajnim në Larissa, Greqi

Projekti “Today: Developing digitAl Youth work” synon të promovojë të rinjtë përmes praktikave të hapura dhe inovative, duke i ndihmuar ata të kuptojnë punën dixhitale për të rinj dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në projektet digjitale.

Aktiviteti kryesor i këtij projekti është Trajnimi, i cili do të zhvillohet në Larissa, Greqi. 30 pjesëmarrës nga 14 vende (Shqipëri, Armeni, Bullgari, Qipro, Danimarkë, Gjeorgji, Greqi, Itali, Letoni, Rumani, Mbretëri e Bashkuar, Sllovaki, Spanjë dhe Hollandë) do të marrin pjesë në këtë trajnim. Ekipi trajnues konsiston në 2 trajnerë me eksperiencë dhe 1 lehtësues (facilitator)

Në trajnim do të pranohen liderë të rinj, trajnues, anëtarë të organizatave jo-fitimprurëse, përfaqësues ligjorë të organizatave, menaxherë dhe koordinatorë projektesh të cilët:

  • janë të paktën 18 vjeç
  • dëshirojnë të thellojnë të kuptuarit e tyre rreth punës dixhitale për të rinj
  • duan të nxisin qytetarinë aktive dhe punën dixhitale për të rinj
  • janë të gatshëm për të eksploruar dhe reflektuar në një trajnim eksperimental dhe në komunitet
  • kanë aftësi për të punuar në anglisht gjatë trajnimit
  • janë të motivuar dhe të gatshëm për të arritur objektivat e trajnimit
  • janë në gjendje të transferojnë njohuritë e marra tek organizatat ku punojnë dhe tek të rinjtë

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara, duke përfshirë udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin.

Afati i fundit i aplikimit: 25 shtator 2019

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment