Shpenzimet e mbuluara/ Trajnim 1-vjeçar në Itali

Sekretariati i CEI-t (Nismës se Evropës Qendrore) kërkon tre profesioniste  të rinj të administratës  publike  ose nga shoqëria civile te marrin pjese ne Programin 1-vjeçar  të Trajnimit të Avancuar të CEI-, i cili financohet nga Fondi i Bashkëpunimit të CEI-t. Pjesëmarrësit do te asistojnë në organizimin e aktiviteteve të CEI-t për marrëdhëniet me jashtë, marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimin e projekteve.

Duhet të njohin gjuhen italiane dhe një nga gjuhet e vendeve te CEI-t. Gjithashtu diploma duhet të jetë ne një nga fushat e sipërpërmendura.

Bursa e pjesëmarrësve ne këtë trajnim do të  jetë  €1,650.00 në muaj.

Ju mund ti dërgoni aplikimet tuaja në adresën info@cei.int,jo më vonë se data 8 Qershor 2018.

Për  detaje të mëtejshme ndodhet informacioni në këtë LINK.

Leave a Comment