Shpenzimet e mbuluara/ Shkollë verore në Prespë, Korçë

Organizata jo-fitimprurëse për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri , me seli në Tiranë, Shqipëri, në bashkëpunim me partnerët e saj Shoqëria Ekologjike me qendër në Shkup dhe Resnjë, dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Prespës, do të organizojë një shkollë verore me titull “Interpretimi i natyrës dhe edukimi mjedisor për Prespën”, e cila do të mbahet më 17-21 shtator 2018.
Shkolla verore do të përfshijë seanca teorike mbi qytetin historik të Korçës, ndërsa aktivitetet praktike do të zhvillohen në Parkun Kombëtar të Prespës, i cili ka vlera të jashtëzakonshme të biodiversitetit. Sesionet teorike do të mbahen në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humanitare në Universitetin e Korçës, ku studentët do të udhëzohen përmes koncepteve të interpretimit të natyrës dhe edukimit mjedisor. Udhëtimet në terren në Parkun Kombëtar të Prespës do të shqyrtojnë përdorimin e elementeve të mjedisit natyror nga këndvështrimi edukativ dhe interpretues.
Shkolla verore është e hapur për studentët e universiteteve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia dhe do të sjellë së bashku 21 studentë të diplomuar në nivelin e Bachelorit dhe Masterit në shkencat e mjedisit, shkencat natyrore, shkencat bujqësore, arsimin dhe fusha të tjera të ngjashme. Gjuha zyrtare që do të përdoret në shkollën verore do të jetë gjuha angleze.
Pjesëmarrja në shkollën verore është falas. Organizatorët e shkollës verore do të mbulojnë shpenzimet e ushqimit, akomodimit, transportit dhe tarifat e sigurimit. Pjesëmarrësve do t’u ofrohet akomodimi në hotelet lokale. Një natë do të kalohet në kamp në Prespë si pjesë e aktiviteteve në terren. Hollësitë e mëtejshme në lidhje me transportin, akomodimin dhe programin do t’u shpërndahen aplikantëve të suksesshëm.
Pas përfundimit të shkollës verore, pjesëmarrësve do t’u jepet çertifikatë.
Për të aplikuar, klikoni në këtë LINK.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK dhe kontaktoni në adresën e e-mailit: contact@ppnea.org
Afati i Aplikimit: 1 Shtator, 2018