Shpenzimet e mbuluara/ Shkollë verore në Poloni

Afati i aplikimit: 7 Maj 2018
Kush mund të aplikojë: studentë, studiues dhe profesionistë të rinj

Aktiviteti 26 Gusht – 08 Shtator 2018, Lublin, Poloni

Shkolla është e planifikuar të jetë e ndarë në kurse të shkurtra, leksione, seminare, dhe punë praktike në 3 studio.

Gjuha e punës është anglisht.

Kriteret

Studentët, studiuesit dhe profesionistët e rinj që veprojnë në fushën e arkitekturës, planifikimit urban, artit dhe dizanjit, si dhe përfaqësues të të tjera fushave (histori, sociologi, arte fine, antropologi etj).

Përfitimet

Organizatorët do të mbulojnë shpentimet e udhëtimit (për pjesëmarrësit nga jashtë Polonisë, kostoja s’duhet të kalojë shumën 200 Euro), akomodimin dhe kateringun për pjesëmarrësit.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar ju duhet të dorëzoni

  1. Formularin e aplikimit
  2. CV (një faqe A4)
  3. Letër motivimi (një faqe A4, maksimumi 1800 karaktere)
  4. Ese “Open Form: Flexibility of Space, Actions of People”

I gjithë dokumentacioni duhet të dorëzohet në Anglisht.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

 

Leave a Comment