Shpenzimet e mbuluara/ Shkollë verore në Kanada

Përshkrimi

Programi shumë-institucional, ndërdisiplinor CREATE në Analizën e të Dhënave dhe Vizualizim (DAV) në Universitetin York në Toronto ofron një shkollë verore universitare me të gjitha shpenzimet e mbuluara.

Programi përfshin biseda nga ekspertë të CREATE DAV dhe ekspertë të industrisë në temat aktuale të hulumtimit në shkencën e të dhënave , si dhe përvoja praktike në laboratorët York dhe OCAD. Kurrikula pasqyron gamën e gjerë të fushave kërkimore në CREATE DAV, e cila përfshin kërkime mbi të mësuarit në makinë, “data mining”, përpunimin e sinjalit, vizionin kompjuterik, përpunimin e imazhit, grafikë kompjuterike, modelimin virtual të njeriut, lojërat serioze, përpunimin e gjuhës natyrore, perceptimin njerëzor dhe njohjen , vizualizimi dhe dizajni.

Kriteret

  • Programi pranon studentë universitarë të cilët janë të interesuar të ndjekin një karrierë në shkencën e të dhënave;
  • Është menduar kryesisht për studentët që planifikojnë të aplikojnë në shkollën pasuniversitare në fund të vitit 2018 dhe janë të interesuar në studimin e aspekteve kërkimore ndërdisiplinare të shkencës së të dhënave;
  • Qytetarët e të gjitha vendeve mund të aplikojnë.

Kostot

Programi mbulon kostot e transportit dhe ofron akomodim dhe ushqim në kampus.

Si të aplikoni

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit në këtë LINK

Gjithashtu ju duhet të dërgoni një letër Reference direkt për CREATE DAV Program  në adresën e e-mailit kapsh@yorku.ca

Ose me postë në:

Irina Kapsh, CREATE DAV Program, York University, 4700 Keele Street, LAS 3032, Toronto, Ontario, Canada, M3J 1P3.

Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK

 

Leave a Comment