Shpenzimet e mbuluara/ Shkollë verore në Gjermani

Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ) organizon në verën e vitit 2018, Shkollën e 8-të Verore mbi “Ligjin Gjerman” në Bonn. Kursi i drejtohet studentëve të jurisprudencës ose avokatëve të rinj nga disa vende partnere të IRZ, me theks tek ligji gjerman. Qëllimi i aktivitetit njëjavor është njohja e pjesëmarrësve me sistemin ligjor gjerman dhe atë evropian. Kursi zhvillohet nga dt. 8 (mbërritja) deri më 14 korrik 2018 (kthimi) në Bonn. Përveç leksioneve në gjermanisht, do të zhvillohen takime në një gjykatë dhe në Universitetin e Bonn-it. Për Shqipërinë janë në dispozicion dy vende. Të interesuarit duhet të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane.
Data e dorëzimit të aplikimit është 12 qershor. Aplikimet (curriculum vitae dhe letër motivimi) dërgohen online tek personi përgjegjës i projektit Franziska Simon (simon@irz.de).
IRZ i mbulon pjesëmarrësve:
– Udhëtimin për dhe nga Gjermania
– Strehim dhe ushqim falas gjatë aktivitetit në Bonn
– Sigurimin shëndetësor, i cili rimburson shpenzimet për trajtimet e nevojshme mjekësore për sëmundjet akute gjatë qëndrimit