Shpenzimet e mbuluara/ Samit për të rinj në Hagë, Hollandë

Fondacioni Carole Stone do të sponsorizojë një lider të ri për të marrë pjesë në Samitin ‘Një Botë e Re 2018’ në Hagë. Carole beson se lidhja e njerëzve me njëri-tjetrin, shkëmbimi i ideve dhe krijimi i njohjeve e miqësive në mbarë botën është thelbësore për të ndihmuar në krijimin e një shoqërie më të drejtë. Nëse dëshironi të aplikoni na bëni të  ditur çështjen në të cilën do të fokusoheni dhe arsyet e zgjedhjes suaj.

Kush mund të aplikojë?

Për të aplikuar duhet të jeni:

  • midis moshave 18 deri 30 vjeç.

Kandidatët e suksesshëm duhet të jenë të shkëlqyer në:

  • Aftësinë e dëshmuar të lidershipit;
  • Krijimin e një shoqërie më të drejtë.

Përfitimet:

  • Pjesëmarrja në Samitin ‘Një Botë e Re 2018’ në Hagë, Hollandë;
  • Akomodimi në hotel i mbuluar në datat 17-20 tetor 2018;
  • Kostoja e udhëtimit e mbuluar;
  • Shpenzimet e vakteve të mbuluara: mëngjesi, dreka dhe darka;
  • Transporti nga hoteli tek ambjentet ku do zhvillohet Samiti është i mbuluar;
  • Materialet dhe dokumentet mbështetëse të Samitit;

Afati: 18 Korrik 2018

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, lutemi plotësoni formularin e aplikimit.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment