Shpenzimet e mbuluara/ Program nga Parlamenti Rinor Evropian në Berlin

Parlamenti Rinor Evropian është një program unik arsimor që mbledh të rinjtë nga e gjithë Evropa për të diskutuar tema aktuale në një mjedis parlamentar. Parlamenti Rinor Evropian është një program jopartiak dhe i pavarur. Parlamenti Rinor Evropian përbëhet nga 40 shoqata dhe organizata evropiane, në të cilat janë aktivizuar mijëra të rinj.

Vullnetarët do të ndihmojnë në punën e Zyrës Ndërkombëtare të Parlamentit Rinor Evropian në periudhat:

  • Gusht 2018 (sa më shpejt që të jetë e mundur) deri më 31 janar 2019, për një kohëzgjatje prej 5-6 muajsh
  • Gusht 2018 (sa më shpejt të jetë e mundur) deri më 31 korrik 2019, për një kohëzgjatje prej 12 muajsh
  • Shkurt 2019 deri në janar 2020, për një kohëzgjatje prej 12 muajsh

Ju do të mbështesni menaxherët e projektit të ekipit të Parlamenti Rinor Evropian në fushat e mëposhtme:

  • Përgatitja e eventeve, sidomos eventet qeveritare;
  • Do të ndihmoni në detyrat e komunikimit: menaxhimi i mediave socile të Parlamentit Rinor Evropian , si dhe ndihmesë në printimin e materialeve të tilla si:broshura, fletushka dhe raporte vjetore;
  • Mbështetja e shkëmbimit të njohurive midis komiteteve kombëtare të Parlamentit Rinor Evropian;
  • Ndihmë për të koordinuar trajnimet;
  • Hartimi dhe rishikimi i raporteve dhe aplikacioneve për financim;
  • Ndihmesë në zyrën ndërkombëtare të Parlamentit Europian Rinor;
  • Përgatitja dhe përditësimi i të dhënave;
  • Përgatitja dhe administrimi i vlerësimeve dhe sondazheve;
  • Menaxhimi i pjesëmarrësve për Seancat Ndërkombëtare;
  • Detyra të tjera – në varësi të aftësive tuaja, projekteve dhe eventeve.

Kriteret:

  • Aftësi të mira në të folurën dhe të shkruarën e gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Përvojë të mëparshme në punën e zyrës;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Aftësi në përdorimin e paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word;
  • Eksperiencë në Parlamentin Evropian Rinor (jo e detyrueshme);
  • Jeni entuziast dhe të motivuar ;
  • Përpjekja për të arritur qëllimet e organizatës.

Përfitimet:

  • Shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje (nga vendi ku jetoni deri në Gjermani dhe anasjelltas) do të jenë tëmbuluara;
  • Do të merrni një pagesë mujore prej 350 euro si dhe do të keni ndihmesë financiale për ushqimet;
  • Shpenzimet e akomodimit janë të mbuluara;
  • Do të rimbursoheni për koston e një bilete mujore të transportit publik;
  • Do të rimbursoheni deri në 200 euro për një kurs gjuhe, libra ose fjalorë;
  • Do të mbulohet kostoja e sigurimit shëndetësor dhe sigurimi i përgjithshëm i aksidenteve ;
  • Do të keni  mundësinë për të qenë pjesë e trajnimeve dhe takimeve të organizuara nga agjencia kombëtare për vullnetarët në Gjermani.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Kush mund të aplikojë: të rinjtë midis moshës 18-28 vjeç

Afati: 22 Korrik 2018

Leave a Comment