Shpenzimet e mbuluara/ Konferencë për të rinjtë e Ballkanit në Paris

Komisioni Evropian dhe Qeveria Franceze, të mbështetura nga Forumi Rinor Evropian dhe Qendra e Burimeve të Evropës Juglindore SALTO, kanë hapur thirrjen për aplikime për pjesëmarrjen në Konferencën Rinore të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Paris, më datë 4 Korrik 2016. Ky aktivitet do të bëj; bashkë 150 të rinj nga vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Kriteret

Thirrja është e hapur për kandidatët që:

  • Janë shtetas të një prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ose Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi ose Serbia)
  • I përkasin mëshës 18-35 vjeç në periudhën e eventit.
  • Rrjedhshmëri në gjuhën angleze (niveli C1).
  • Do të favorizohen anëtarë të organizatave rinore ose studentore gjatë procesit të përzgjedhjes

Afati i aplikimit: 16 Maj 2016

Kostot

Komisioni Evropian do të bëjë rregullimet e nevojshme të udhëtimit dhe të akomodimit për pjesëmarrësit e përzgjedhur. Ju lutemi të shmangni nga marrëveshje specifike individuale të udhëtimit ose të akomodimit. Gjatë konferencës do të ofrohet katering.

Për detaje të tjera lidhur me mënyrën e aplikimit dhe detaje të konferencës, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

Leave a Comment