Shpenzimet e mbuluara/ Konferencë për globalizimin në Malajzi

Grupi i Kërkimit për Zhvillimin e Bankës Botërore me seli në Kuala Lumpur po organizon konferencën e saj të tretë ndërkombëtare, me temën:  “Globalizimi: Përmbajtja dhe Pakënaqësitë”. Konferenca synon të bëjë bashkë politikë-bërës dhe akademikë për të diskutuar pasojat e aspekteve të ndryshme të globalizimit, duke përfshirë tregtinë, migracionin, ekonominë, shkëmbimet kulturore dhe shpërndarjen e ideve.

Qëllimi i kësaj konference është që të rishikohen këto,  dhe çështje të tjera për të kuptuar proceset që i nënshtrohen globalizimit dhe se si ato mund të formojnë ose jo, një botë më të mirë. Konferenca do të drejtohet nga prezantimet kryesore të tre ekspertëve të shquar: Asli Demirguc-Kunt (Drejtoreshë e Grupit të Kërkimeve për Zhvillimin e Bankës Botërore), William Easterly (Profesor i Ekonomisë në Universitetin e Nju Jorkut), dhe JP Singh (Drejtor i Qendrës së Marrëdhënieve Kulturore në Universitetin e Edinburgut). Komiteti organizues udhëhiqet nga Norman Loayza dhe Vijayendra Rao, ekonomistët kryesorë të Grupit Kërkimor për Zhvillim.

Kush mund të aplikojë?

  • Hulumtuesit nga makro dhe mikro-ekonomistët dhe shkencëtarët socialë nga çdo disiplinë, që shqyrtojnë aspektet e ndryshme të globalizimit (ekonomike, sociale, politike dhe kulturore) dhe pasojat e tij;
  • Temat përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: tregti, migrim, rrjedhën financiare, kulturë, përhapjen e informacionit, ide dhe teknologji, histori globalizimi, fitues dhe humbës, identitetin dhe shtetësinë, qeverisjen e globalizimit.

Datat : 15 – 16 janar 2019

Vendi: Kuala Lumpur, Malajzi

Përfitimet:

Për të përzgjedhurit, të gjitha shpenzimet e konferencës, duke përfshirë dhe udhëtimin do të mbulohen.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit.

Do të merren parasysh vetëm aplikimet e përfunduara, jo më shumë se 12,000 fjalë.

Afati është 1 tetor 2018.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment