Shpenzimet e mbuluara/ Konferencë në Toronto, Kanada

OpenCon është konferencë për studentë dhe profesionistë të interesuar në avancimin e Open Access, Open Education dhe Open Data. OpenCon 2018 do të mbahet më 2-4 nëntor në Toronto, Kanada. Çdo vit, OpenCon mbledh një grup pjesëmarrësish, duke mundësuar bursa udhëtimi për shumicën e pjesëmarrësve.
Pjesëmarrja në këtë konferencë është një mundësi për të gjetur bashkëpunëtorë, për t’u prezantuar me bursa, të cilat ofrojnë konferenca të tilla, dhe të njiheni nga komuniteti në prezantimin e punës tuaj për promivimin e Open Access, Open Education dhe Open Data.
Kush mund të aplikojë?
- Studentë të të gjitha niveleve, hulumtues dhe profesionistë të rinj në fusha që lidhen me kërkimet akademike dhe shkencore (p.sh. bibliotekarët, botuesit, avokatët etj.);
- Studentët, hulumtuesit me karrierë të gjatë dhe profesionistët e rinj nga të gjitha vendet janë të mirëpritur të marrin pjesë në OpenCon;
- Aplikantët duhet të jenë 18 vjeç ose më të mëdhenj
Bursa mbulon:
- Biletën vajtje- ardhje të udhëtimit (aeroplan, tren ose autobus) nga qyteti i nisjes i treguar në aplikimin tuaj deri në Toronto, Kanada;
- Akomodimi gjatë netëve të konferencës (dhoma do të ndahet me pjesëmarrës të gjinisë së njëjtë);
- Tarifën e regjistrimit dhe vaktet kryesore;
- Tarifa e aplikimit për vizë (nëse është e nevojshme).
Afati: 13 korrik 2018
Datat dhe vendi : 2 – 4 nëntor 2018 në Toronto, Kanada
Si të aplikoni?
Për të aplikuar plotësoni formularin e aplikimit.
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni seksionin FAQ ose faqen zyrtare.