Shpenzimet e mbuluara/ Festival në Berlin

Në vitin 2018 mbushen plot 100 vite nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore. Me rastin e përvjetorit të kësaj ngjarje, Agjencia Federale për Edukimin Qytetar dhe Teatri Maxim Gorki në Berlin ftojnë vizitorë dhe artistë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi çështjen “Luftë apo Paqe?” përgjatë historisë.

Nga data 17 deri më 21 tetor 2018, mbi 300 pjesëmarrës të rinj nga e gjithë bota do të priten në Berlin për të marrë pjesë festival. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin pjesë në një seminar tre-ditor, do të njihen me njerëz interesantë nga e gjithë bota dhe do të angazhohen në një program festiv të pasur dhe të larmishëm.

Kush mund të aplikojë?

Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë e moshave 18-30 vjeç, të cilët kanë interes ose një sfond profesional në edukimin e historisë, punët përkujtimore, historinë publike ose urbane, studimet e paqes dhe konflikteve, artet apo lëndët e lidhura me to.

Përfitimet:

  • Agjencia Federale Gjermane për Edukimin Qytetar do të rimbursojë shpenzimet tuaja të udhëtimit;
  • Në Berlin, do të pajiseni me një hartë të detajuar dhe bileta të transportit publik në mënyrë që të arrini në festival dhe në hotelin ku do të qëndroni;
  • Ju do të akomodoheni gjatë festivalit në datat 17 – 21 tetor 2018.

Afati: 30 qershor 2018

Vendi: 17-21 tetor 2018, Berlin, Gjermani

Si të aplikoni?

Para se të filloni regjistrimin, ju lutemi lexoni me kujdes kushtet dhe kontrolloni FAQs për më shumë informacione.

Ju mund të regjistroheni KËTU.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment