Shpenzimet e mbuluara dhe rrogë mujore/ Praktikë në Bundestagun gjerman

Kush mund të aplikojë: të rinjtë nën 30 vjeç nga Shqipëria, Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Estonia, Egjipti, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Iraku, Kazakistani, Kosova, Kroacia, Qiproja, Letonia, Lituania, Jordani, Liban, Libi, Macedonia, Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Polonia, territoret palestineze, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Siria, Turqia, Tunizia, Republika Çeke, Ukraina, Hungaria, dhe USA
Përfitimi: 450 euro për muaj, akomodim falas, mbulim të shpenzimeve të shëndetit dhe udhëtimit
Përshkrimi
Bundestagu gjerman ju fton, në bashkëpunim me Freie Universität Berlin, Humboldt-Universität Berlin, dhe Technische Universität Berlin, për të aplikuar për një Bursë Ndërkombëtare Parlamentare (IPS) për të kaluar pesë muaj në Berlin.
Bundestagu gjerman, Parlamenti gjerman, iu ofron të rinjve mundësinë për t’u njohur me sistemin gjerman parlamentar dhe proceset e vendim-marrjes politike dhe për të fituar përvojë praktike të punës parlamentare gjatë 5 muajve praktike pune me një anëtar të Bundestagut. Pjesëmarrësit njihen me shumëllojshmëri të gjerë të detyrave të kryera në zyrën e një Anëtari, për shembull, ata mund të gjejnë veten duke hartuar fjalime, artikuj dhe letra ose duke bërë punën përgatitore për seancat plenare.
Praktika do të zhvillohet për periudhën 1 Mars – 31 Korrik 2017.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Diplomë universitare;
- Njohuri shumë të mira të Gjermanishtes (niveli B2);
- Nën moshën 30 vjeç në momentin e aplikimit;
- Qëllimi në karrierë: të punojnë në sektorin publik në vendin e tyre (media, parti politike, shoqata, shërbime qeveritare etj);
- Të jenë shtetas të një prej këtyre vendeve:Shqipëria, Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Estonia, Egjipti, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Iraku, Kazakistani, Kosova, Kroacia, Qiproja, Letonia, Lituania, Jordani, Liban, Libi, Macedonia, Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Polonia, territoret palestineze, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Siria, Turqia, Tunizia, Republika Çeke, Ukraina, Hungaria, dhe USA
Aplikimi
Procedura e aplikimit është e ndryshme për secilin vend. Ju mund të gjeni informacionin specifik për vendin tuaj duke klikuar KËTU (në gjermanisht). Për Shqipërinë lexoni në këtë LINK
Për të tjera informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare (në gjermanisht) duke klikuar në këtë LINK.