Shpenzime të mbuluara dhe pagesë mujore/ Program i avancuar në Letoni

Përshkrimi

 “Riga Graduate School of Law” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Letonisë dhe partnerë të tjerë, ofron një Program të avancuar për zyrtarët publikë në vendet e Politikës Evropiane të Fqinjësisë (ENP), Azinë Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor, që do të jetë i hapur edhe për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akademisë.

Qëllimi i programit është që të ofrojë trajnim që është i dobishëm në lidhje me marrëdhëniet, nga njëra anë të komunitetit ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian, dhe nga ana tjetër vendet e ENP-së, Azisë Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu është edhe qëllimi për të ofruar një transferim të njohurive që bazohen në përvojën e Letonisë dhe donatorëve të tjerë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare.

Kriteret

Të vlefshëm për aplikuar dhe marrë pjesë në këtë program janë profesionistët të rinj nga sektori publik, akademia dhe OJQ-të, të cilët minimum të kenë përfunduar Bachelor.

Vini re se: Vendet e pranueshme për programin e vjeshtës 2016 janë Shqipëria, Azerbajxhani, Armenia, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedoninë, Moldavinë, Malin e Zi, Serbinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin, Ukrainën dhe Uzbekistanin.

 

Bursa

  • Programi ofrohet falas nga qeveria e Letonisë dhe donatorëve ndërkombëtarë;
  • Mbulimi i kostos për pjesëmarrësit do të përfshijë udhëtimin në Riga dhe akomodimin gjatë periudhës 12-javore të programit;
  • 600 Euro në muaj, dietat për shpenzimet e jetesës në Riga;
  • Kostot e udhëtimit dhe të tjera, do të përfshihen gjithashtu për vizitat studimore.

Si të aplikoni?

Aplikantët duhet të kenë dokumentet e mëposhtme dhe të aplikojnë online para datës 4 korrik 2016.

  • Letër motivimi;
  • Përshkrim të funksionit aktual të punës;
  • Curriculum vitae, që duhet të përfshijë të paktën 2-3 vite eksperiencë profesionale;
  • Kopje të diplomave të universitetit;
  • Letër rekomandimi, e preferueshme nga punëdhënësi aktual;
  • Konfirmim të aftësisë për të ndërmarrë studime në Anglisht.

Një komision vlerësues do të rishikojë të gjithë aplikimet dhe rezultatet do të njoftohen në 11 Korrik 2016.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK

COMMENTS

  • <cite class="fn">Mirjeta Doci</cite>

    Deshiroj te jem pjese e Ketij trajnimi per tu motivuar akoma me teper ne sektorin publik dhe per tu njohur me nje eksperience te re academike

Leave a Comment