Shkollë Verore për të rinj në Hungari

Përshkrimi
European Youth Forum Rural (ERYF) është një organizatë ku takohen të rinjtë nga zonat rurale të gjithë Evropës. Çdo vit ka një konferencë që zhvillohet në një nga vendet anëtare, ku të rinjtë takohen dhe diskutojnë tema që lidhen me vendet – në veçanti në lidhje me jetën e të rinjve.
Qëllimi i Universitetit Veror ERYF 2016 është që të ofrojë njohuri solide në fushën e qëndrueshmërisë mjedisore dhe sociale përmes leksioneve, ekskursioneve. Szekszárd dhe Szeged si shembuj të turizmit rural dhe seminare, duke ofruar përvojë në inovacionin social përmes seminareve, shpërndarjeve të ideve.
Kriteret
- Të rinj të moshës 16-24 vjeç;
- Studentë, veçanërisht nga Evropa Qendrore-Lindore dhe Jugore;
- Të interesuar rreth temave të qendrueshmërisë ambjentale, fuqizimit rinor dhe qëndrueshmërisë sociale.
Përfitimet
- Mundësi për të dhëtuar dhe takuar studentë të vendeve të tjera;
- Për të diskutuar dhe shkëmbyer ide;
- Për të zgjeruar perspektivat dhe të kuptuarin e problemeve në BE;
- Krijoni dhe jepni zgjidhje të problemeve që zbulohen në kombe të ndryshme.
Kostot
- Falë sponsorizimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Hungari, Tarifa totale për pjesëmarrësit nga Evropa Qendrore/ Lindore është 40 euro (për studentët nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Maqedonia, Gjeorgjia, Hungaria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina;
- 180 Euro për pjesëmarrësit jashtë rajonit.
Tarifa e pjesëmarrjes përfshin kostot:
- Akomodimin në një hotel– Kecskemét (7 netë), Budapest (1 natë);
- Tre vakte në ditë dhe kafe gjatë pushimeve;
- Materiale seminari, trajnimi;
- Tarifa hyrje;
- Transport me autobus privat gjatë eventit;
- Pjesëmarrësit pritet të paguajnë vetë udhëtimin për në Hungari si dhe të mbulojë shpenzimet e vizës.
Si të aplikoni?
Nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë mund të aplikoni online duke klikuar në këtë LINK.
Ndihuni të lire të kontaktoni me organizatorët kryesorë: Zsuzsanna Fodor, Bashkë-koordinatore e ERYF për Hungarinë fodorzsuzsi@gmail.com ose Attila Katona, Bashkë-koordinatore e HUSUN attilaakatona@gmail.com.
Programin e detajuar mund t’a gjeni duke klikuar në këtë LINK.
Për më shumë informazione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK
Sa eshte cmimi total per kete shkollen verore se nuk e kuptova ?
Tarifa e pjesemarrjes per Shqiperine edhe 40 Euro. Ndersa duhet te paguani edhe shpenzimet e udhetimit per ne Hungari. Suksese!
[…] Burimi:http://mundesi.al/shkolle-verore-per-te-rinj-ne-hungari/ […]