Shkollë verore për Politikat e Sigurisë në Maqedoni

Afati: 21 Gusht 2015
E vlefshme për:  profesionistë sigurie, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe kërkues nga shqipëria, serbia dhe Kosova të cilët punojnë ose studiojnë në fushat e sigurisë

Zhvillimi i programi: 14-18 Shtator 2015, Bar, Mal i Zi

Përshkrimi

Shkolla verore për Politikat e Sigurisë është pjesë e projektit Security Research Forum Belgrade-Prishina-Tirana (SRF)  ndërmarrë nga tre organizata të pavarura Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)Kosovar Centre for Security Studies (KCSS) dhe Institute for Democracy and Mediation (IDM) me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë.

Kjo shkollë verore është projektuar për të avancuar njohuritë dhe aftësive e pjesmarrësve në mënyrë që të përgatiten për role mbrojtëse në shoqërinë civile, qeveri, media dhe akademi.

Kandidatët do të zgjidhen bazuar në një aplikim, sipas këtyre kërkesave:

  • Një diplomë universiteti ose diçka ekuivalente me të
  • Disa vite eksperiencë profesionale ose akademike, e freferueshme në fushat e policisë dhe sgurisë, gazetari ose investigim;
  • Gjuha Anglisht, e njohur shkëlyeshëm nga aplikantët, pasi gjatë kursit nuk do të ofrohet përkthim;
  • Angazhimi për pjesëmarrjen në të pesta ditët dhe aplikimin e njohurive në punën dhe studimin e tyre pas përfundimit të këtij programi;

Kostoja

Shpenzimet e pjesëmarrjes në Shkollën Verore do të mbulohen nga organizatorët, duke përfshirë akomodimin, ushqimin, pijet dhe transportin e organizuar.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar për  Shkollën Verore, ju lutem dërgoni dokumentet e mëposhtme në gjuhën angleze në  ssp2015.srf@gmail.com, jo më vonë se 21 gusht 2015:

  1.  Letër Motivimi në të cilën ju duhet të shpjegoni se çfarë prisni nga Shkolla dhe si mendoni të përdorni njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë programit në karrierën tuaj të ardhshme;
  2.   CV;
  3.  Një ese për një nga temat e propozuara:
    • Si duhet të jenë marrëdhëniet Serbi-Shqipëri për një normalizim “mjaftueshmërisht të mirë”?
    • Si mundet Bashkimi Evropian të japë kontributin më të mirë për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Shqipëri: duke abstenuar procesin, duke u përfshirë më shumë ose duke ndryshuar taktikat?
    • Cili duhet të jetë prioriteti i politikave kombëtare dhe rajonale të sigurisë në Ballkanin Perëndimor në kohën e krizës ekonomike dhe institucionale?

Procesi i përzgjedhjes do të zgjasë deri në dhjetë ditë dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Nëse keni pyetje, ju lutemi kontaktoni në një nga këto pika kontakti:

  • Shqipëri– Institute for Democracy and Mediation: Gentiola Madhi në gmadhi@idmalbania.org;
  • Kosovë– Kosovar Centre for Security Studies: Sofije Kryeziu në kryeziu@qkss.org;
  • Serbi– Belgrade Centre for Security Policy: Maja Bjelos në bjelos@bezbednost.org.

Leave a Comment