Shkollë verore për gazetarët e Ballkanit nga BIRN

Afati: 25 korrik 2015
E vlefshme për: gazetarë të interesuar në raportimin investigativ nga Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Kosova dhe Serbia
Vendi: 23-29 gusht 2015, Durrës, Shqipëri
Përshkrimi
Përshkruar kohët e fundit nga New York Times si “Evropa në më të mirën e saj”, Riviera e bukur shqiptare është destinacioni Shkollës Verore BIRN për vitin 2015. Nga 23- 29 gusht 2015 Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të organizojë Shkollën e gjashtë verore të Gazetarisë Investigative në Durrësit , Albania.
Një tjetër kast i shkëlyqer gazetarësh investigativë ndërkombëtare dhe rajonale së shpejti do të prezantohen për Shkollën Verore të këtij viti. Lektorët në eventet e mëparshme kanë përfshirë Paul Lewis dhe Nick Davies nga The Guardian, fitues i Çmimit Pulitzer Eric Nalder, dhe krijuesin e dokumentarit fitues të BBC TV, Meirion Jones. Këtë vit përsëri do të përfshihen disa nga emrat më interesant në fushën e gazetarisë nga e gjithë bota.
Pjesëmarrësit në shkollë do të ndahen në grupe për të punuar në stituata të ndryshme investigative. Tre grupet më të mira do të shpërblehen me mbështetje financiare për të vijuar më tej studimin e tyre dhe do të udhëhiqen nga redaktorët e BIRN.
Temat që do të trajtohen janë:
- Si të gjejmë dhe mbajmë burimet;
- Teknikat e intervistimit;
- Raportimi përmes kompjuterit;
- Si të përdorim mediat sociale;
- Si të siguroheni që ju jeni të sigurt online dhe offline.
Kërkesat për aplikantët:
- Gazetarë nga Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Kosova dhe Serbia
- Minimumi 3 vite eksperiencë pune në gazetari;
- Aplikantët duhet të dorëzojnë një document të punëve të tyre të publikuara, të përkthyera në Anglisht;
- Gazetarë në mes të karrierës, gazetarë të rinj të interesuar në gjetjen e teknikave për raportim investigativ
- Korespondentë ndërkombëtarë nga Ballkani apo diku tjetër, të interesuar në gjetjen e sfidave të reja të hasura nga kolegët e tyre rajonal
- Përfaqësuesit e organizatave të përfshira në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Nëse gazetarët ndërkombëtarë janë të interesuar për të aplikuar për këtë Shkollë Verore, ata mund të gjejnë më shumë informacion këtu.
Kostoja
Bursa të plota janë në dispozicion të kandidatëve me arritje të shkëlqyera nga rajoni i Ballkanit. Bursat do të mbulojnë tarifën e shkollimit që përfshin të gjitha materialet, akomodimin dhe të gjitha ushqimet. Këto bursa do të jepen në bazë të meritës dhe të nevojës dhe gjithashtu mund të mbulojë deri në 100 euro koston e udhëtimit.
Aplikimi
- Aplikimi online;
- Letër motivimi;
- CV;
- shembuj të punëve
Nëse keni ndonjë pyetje për BIRN Summer School, procesin e aplikimit apo mundësitë e bursës, kontaktoni Jelena Cosic jelena.cosic@birn.eu.com