Shkollë verore në Ukraninë

Kush mund të aplikojë: Studentë PhD dhe studiues të rinj
Koha: 3-9 Korrik 2016, Kharkiv, Ukrainë
Afati i aplikimit: 15 Prill 2016
Përshkrimi
Shkolla Verore Ndërkombëtare e Shkenceve Sociale (Edicioni 8) në Ukrainë mirëpret propozime nga shumë disiplina në shkencat sociale dhe fusha të afërta, të tilla si historia, sociologjia, antropologjia, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare apo studime kulturore. Fokusi i tyre rajonal është ish-Bashkimi Sovjetik, Qendror, Lindor dhe Juglindor. Ndërsa përqendrimi kryesor do të jetë në shekujt e 20 dhe 21, propozimet për shekullin 19 janë të mirëpritura.
Temat e investigimit duhet të përfshijnë:
- Dinamika e luftës dhe konfliktit;
- Praktikat e luftës dhe konfliktit;
- Luftëtarët dhe palët ndërluftuese;
- Shoqëritë e transformuara;
- Gjinia në Luftë;
- Të dobëtit;
- Të fuqishmit;
- Historia dhe Kujtimet e luftës.
Kostot
Ky program nuk ka asnjë tarifë pjesëmarrje. Organizatorët do të mbulojnë akomodimin, ushqimin, seminaret dhe të gjitha ekskursionet. Pjesëmarrësit (ose institucionet e tyre) duhet të paguajë shpenzimet e udhëtimit nga vendi i tyre në Kiev; transferimi nga Kievi në Kharkov do të mbulohet.
Si të aplikoni?
Për t’u konsideruar për Shkollën Verore, kandidatët duhet të plotësojnë një formular aplikimi (duke përfshirë një prezantim të projektit hulumtues 500 fjalë) dhe të dërgojnë një CV. Ju mund të dërgoni një shembull të shkruar të tillë si një paper konference, një kapitull disertacion, apo një botim (opsionale).
- Plotësoni aplikimin tuaj online.
- Dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat shtesë në adresën: ukrainesummerschool@gmail.com.
Afati për aplikimin është 15 Prilli 2016.
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni thirrjen zyrtare në këtë LINK.